Fatmir-gjekaLetër falenderimi Kryetarit te komunës së Ulqinit

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Podgoricë Z. Ernal Filo i ka dërguar një letër falenderimi Z. Fatmir Gjeka ,Kryetar i Komunës së Ulqinit. Në letër Ambasadori shpreh falenderimet e sinqerta për sic thotë,,organizimin dinjitoz të aktiviteteve me rastin e ,,Ditës së Komunës së Ulqinit,,dhe vecanërisht për nderimin që Ju dhe Kuvendi Komunal i betë Kryeministrit të Shqipërisë ,Z. Edi Rama duke i dhënë atij titullin e ,,Qytetarit të Nderit të Ulqinit,,

Ishte kenaqësi e vecantë thuhet me tej në letër për të gjithë ne të shihnim se vlerësimi që Ju i bëtë bazohej mbi kontributin themeltar që shteti shqiptar ka dhënë për stabilitetin dhe sigurinë në rajon , për ndërtimin e urave të miqësisë me të gjitha shtetet e rajonit të Ballkanit , pjesë e së cilës janë edhe pakicat shqiptare në këto vende , si dhe për vlerat demokratike dhe vizionin evropian mbi të cilat duhet të thellohet ky bashkëpunim.

Për ambasadorin Filo, pjesëmarrja e Presidentit të Malit të Zi Z. Filip Vujanoviq , në ceremoni si dhe bashkëbisedimi që u zhvillua me të dhe ZV/Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës Z. Hashim Thaci ishte një tregues i faktit se popujt tanë janë jo vetëm fqinj, por edhe të lidhur në një miqësi , të cilën duhet ta përkthejmë në një bashkëpunim sa më të frytshëm dhe konkret midis vendeve tona.

Ambasadori Filo , përfundon letrën e tij duke i shprehur Kryetarit Gjeka falenderimet për pritjen dhe atmosferën e krijuar për të dhe stafin e Ambasadës gjatë ditëve të qëndrimit në Ulqin dhe vecmas nenvizon bisedat e zhvilluara për të ngritur sic thotë në një nivel më të lartë bashkëpunimin tonë përmes realizimit të projekteve në të mirë të komunitetit shqiptar, jo vetmëm në Ulqin, por kudo që ato ndodhen në Mal të Zi.

By admini