Libër i një rëndësie të veçantë në fushën e veterinarisë
Me Dr.Ruzhdiun kemi kontaktuar kohë pas kohe. Diskutonim për sëmundjet e përbashkëta për njeriun edhe kafshët. Shoqërimi më i madh ndodhi pas pensionimit të tij, kur ai i publikoi dy librat publicistike. Ishte për të gjithë një kënaqësi të zbulohet talenti i tij si publicist dhe krijues i mirë për jetën e Ulqinit dhe historinë e tij
(Sëmundjet në rajonin e Komunës së Ulqinit të cilat prej kafshëve mbarten te njeriu-(Zoonozat) i Ruzhdi Hasanagës)
Nga Gani Karamanaga
Në librin e tretë SËMUNDJET NË RAJONIN E KOMUNËS SË ULQINIT TË CILAT PREJ KAFSHËVE TRANSMETOHEN TE NJERIU-ZOONOZAT ai i kthehet profesionit, duke shkruar për sëmundjet të cilat transmetohen edhe te njeriu-zoonoza, si edhe ato të cilat janë të dëmshme për ambientin si edhe ekonominë në përgjithësi.
Në kapitullin e pare: Sëmundjet e grupit Zoonoza(antropozoonoza) janë përshkrua këto sëmundje të kafshëve: tuberkulozë, antraksi-plasja, trikeneloza, ekinokokoza, cenuroza, tërbimi etj.
Në kapitullin e dytë janë sëmundjet të cilat rrezikojnë dhe dëmtojnë ekonominë e vendit në tërësi: gëlbaza-fascioloza, mjekimi i fasciotosës në rrethinën e Ulqinit, murtaja klasike e derrave.
Në kapitullin III janë dy sëmundje të veçanta: cistiti hemorragjik i gjedhëve, leukoza juvenile te viçat.
Siç thotë edhe Dr.Ruzhdi Hasanaga në parathënie , njeriu bashkëjeton me kafshë, dhe aftësia e tyre sjell të mirat, por edhe sëmundjet e mundshme.
Kështu në librin e ri të Dr. Ruzhdi Hasanagës përshkruhen zoonozat . Për këtë arsye është e domosdoshme që kjo bashkëjetesë dhe afërsia e kafshëve të mos ndikojnë negativisht tek njeriu.
…
Dr. Ruzhdi Hasanaga i takon plejadës së intelektualëve të Ulqinit. I shkolluar në Universitetin e Zagrebit, përveç diturisë, e karakterizon edhe kultura qytetare e veçantë dhe komunikimin i ngrohtë me njerëz prej të gjitha shtresave.
Ruzhdi Hasanaga ka lindur në Ulqin. Arsimimin fillor e kreu në vendlindje, ndërsa atë të mesëm në Tivar në gjuhën serbo-kroate. Diplomoi në Fakultetin e Veterinarisë në Zagreb në vitin 1964. Menjëherë u kthye në vendlindje dhe u punësua në stacionin e veterinarisë.
Në Kongresin e V të veterinerëve të isj-Jugosllavisë mbajtur në Shkup në vitin 1982 Stacioni i veterinarisë së Ulqinit e mori vendin e parë si më i suksesshmi në Malin e Zi.
Dr. Ruzhdi Hasanaga mbetet shembull si duhet të jemi në moshën rinore, por edhe në pleqëri. Është person i veçantë në vendin tonë./Kohajavore/