Mesazh urimi për Vitin e Ri 2021 nga kryetari i Forcës së Re Demokratike z. Nazif Cungu
Të dashur motra dhe vellezër,
Të nderuar bashkëkombas,
Po lëmë pas një vit të pazakontë, duke përjetuar ditë me hidhërime, pengesa, ndalesa dhe sfida, por që patëm besimin, forcën dhe kurajon për të mbrojtur jetët tona dhe për të vazhduar përpara. Një vit, i cili na ndryshoi rrënjësisht mënyrën e të jetuarit, një vit ku jeta e humbi ritmin e saj të zakonshëm.
Vlen të përmendim edhe pse në kushte të vështira pandemie, bashkimi i subjekteve politike në “Listën Shqiptare” në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit, arriti të fitojë një mandat deputeti shqiptar në Kuvendin e Malit të Zi, ku mëndësitë dhe pengesat ndaluan dëshirën dhe vullnetin e përbashkët për më shumë.
Duke lënë pas hidhërimet, pasigurinë dhe zymtësinë e këtij viti, besimi dhe shpresa për ditë më të mira le të shërbejë që të bëhemi më të ndjeshëm dhe më të vemendshëm ndaj njëri-tjetrit, dhe duke lënë pas me 2020-të të gjitha ato gjëra që nuk ishin të mira e të shikojmë drejt një të ardhme më të mirë!
2020-ta na detyroi të gjithëve të çmojmë, çfarë është më e rëndësishme, çfarë është më domëthënëse – jeta! Të falenderojmë Krijuesin për shëndetin dhe për familjet tona!
Andaj, në emër të Forcës së Re Demokratike dhe në emrin tim personal, Ju urojmë që viti 2021 të jetë më i lehtë për të gjithë ju, një vit plot shëndet, mbarësi dhe me realizime! Gëzuar!
Kryetar,
Nazif Cungu