URIMI I KRYETARIT TË KOMUNËS SË ULQINIT ME RASTIN E VITIT TË RI 2021.
Të dashur qytetarë të Ulqinit !
Në vigjilje të Vitit të Ri 2020, vit të vështirë për shkak të Coronavirusit ju dërgoj, urimet më të ngrohta për Vitin e RI 2021!
Në, këtë natë, me shumë respekt mendja më shkon tek qytetarët tanë të cilët u ndanë prej nesh si pasojë e Coronavirusit, duke na lënë kujtimin e bukur dhe të paharruar .
Një urim, shkon për të moshuarit, njerëzit në nevojë, të sëmurët të cilëve i dëshirojmë një vit më të lumtur, një jetë më të qetë dhe një mirëqenie.
Për të gjitha familjet uroj më shumë dashuri, më shumë durim për të ndërtuar një vit më të begatë!
Gëzuar !