Kryetar i një subjekti politik parlamentar ma orientim qytetar, suksesi i subjektit të tij në zgjedhjet e fundit parlamentare, roli i ‘’kingmaker’’-it për formimin e qeverisë së Malit të Zi, marrja e pozitës së zv. Kryeministrit në qeverinë e re të që është edhe posti më i lartë që ka marrë ndonjëherë një shqiptar në këtë shtet kanë qenë të mjaftueshme që Dritan Abazoviq të shpallet Personazh i Vitit 2020 në Ulqin në një sondazh të organizuar nga Ulqini Online.

Në këtë garë për personazhin e vitit kanë qenë edhe mjekët dhe mërgimtarët, propozime që kishin ardhur nga lexuesit e faqes Ulqinit Online  në një anketë të organizuar për dy ditë me radhë gjatë vikendit të fundit.

Në sondazhin i cili ka zgjatur tre ditë ka pasur mbi 1156 tentim për votim por që platforma nuk ka lejuar votimet nga e njëjta IP adresë të cilët i ka bërë të pavlefshme menjëherë, rezulton se në sondazh ka pasur 223 vota të vlefshme.

Në këtë mënyrë Dritan Abazoviq ka fituar 43,95% të votave, mjekët kanë marrë 36,77% kurse mërgimatët 19,28% të votave.

Në fund falenderojmë të gjithë ata që kanë kontribuar dhe kanë votuar në këtë sondazh ndërsa faqja Ulqini Online uron Dritan Abazoviqin, mjekët e qyetit tonë dhe mërgimtarët për punën e madhe që kanë bërë në këtë vit të vështirë që po e lëmë pas ndërsa qytetarëve të Ulqinit ju uron sa më shumë fat në vitin që po hymë.

By admini