Një lajm i postuar nga kryetari i Këshillit komunal të Levizjes qytetare URA, z. Omer Bajraktari për blerjen e një automjeti nga Komuna e Ulqinit me vlerë 70000€ ka qenë dje temë e ditës gjatë gjithë ditës, shkruan Ulqini Online.
‘Urime investimin më të ri të Komunës së Ulqinit. Sa më e dobët që është gjendja ekonomike e qytetarëve dhe e Komunës aq më të mira duhen të jenë kushtet e punës për Kryetarin. Ky gjest me vlerë prej 70.000euro ne kulmin e pandemisë dhe vit pa sezon turistik në një komune të varfer nuk ka asnjifare spjegimit. Urime Vitin e Ri!‘, kështu do të shkruante z. Bajraktari në postin e tij.
Komentet e qytetarëve kanë qenë të mënjehershme të cilët në asnjë mënyrë nuk a aprovonin një vendim të tillë. Shumica shprehte habinë dhe nuk mund të besonin. Nuk është vërtetë, e pabesueshme, e habitshme – këto ishin vetëm disa nga komentet e shumta në rrejtet sociale.
Nga Komuna e Ulqinit ditën e sodit nuk ka pasur ndonjeë reagim në lidhje me lajmin në fjalë.