SOS telefoni në Ulqin: Konferencë për media me rastin e Ditës Ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj grave
16 ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore është një fushatë ndërkombëtare e cila zhvillohet çdo vit, duke filluar nga 25 Nëntori (Dita Ndërkombëtare e Eleminimit të Dhunës ndaj Grave) deri më 10 Dhjetor (Dita Ndërkombëtare e Të Drejtave Të Njeriut), duke përfshirë data të tjera të rëndësishme.
Kufizimet e lëvizjes, karantinat dhe, oraret e mbylljes në shtëpi kanë ndihmuar në frenimin e përhapjes së COVID-19. por ato kanë përkeqësuar dukshëm gjendjen e shumë grave tashmë viktima të abuzimit në familje, Edhe pse ka rritje të dhunës në familje,të dhënat rrallë pasqyrojnë shkallën e vërtetë të problemit, pasi viktimat shpesh nuk raportojnë incidente dhe disa madje nuk e pranojnë se po abuzohen.Kur duhet që shtëpia të jetë vendi më i sigurtë për të gjithë,shpesh ndodh që shtëpia s’është vendi më I sigurtë,u shpreh në konferencën për shtyp drejtoresha ekzekutive e SOS telefonit në Ulqin, Hatixhe Nelaj. Qëllimi i kësaj fushate është arritja e barazisë gjinore, fuqizimi i grave dhe ushtrimi i plotë i të drejtavetë tyre, ndër të cilat liria nga dhuna duhet të jetë një element thelbësor.Ky aktivitet është përkrahur nga Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, ndërsa realizimi ka zgjatur 12 muaj, dhe tani është në fazën përfundimtare. Në kuadër të këtij projekti kemi mbajtur 10 puntori me gra të cilat kanë përjetuar dhunë,apo janë në fazën kalimtare,kemi ofruar shërbime psikologjike,dhe shërbime në SOS telefon.
Pёr 20 vjet arritjet janё reale, tё prekshme, por po kaq i prekshёm ёshtё realiteti, vetёdija qё jemi vetёm nё mes tё rrugёs, dhuna nё baza gjinore dhe barazia gjinore ёshtё njё çështje e papёrfunduar, njё synim madhor pёr t’ u plotёsuar.
Sa i përket të dhënave statistikore për këtë vit mund të themi se ka rritje të numrit të rasteve të paraqitjes së dhunës në krahasim me vitin e kaluar.Nga janari e deri me 1 nëntor në Sos telefon ndihmë kanë kërkuar 78 femra, ndër to edhe një mashkull, ndërsa të dhënat tregojnë se shkalla e dhunës në familje është rritur ndjeshëm në vendet e Ballkanit që nga vendosja e kufizimeve në lëvizje në luftën kundër COVID-19.
Dhuna në familje është pa dyshim forma më e përhapur e abuzimit të gruas në gjithë botën, pavarësisht rajonit, kulturës, etnisë, edukimit, klasës dhe fesë,tha Z Nelaj
Nuk do të thosha që është fenomen në rritje, por që tashmë ky fenomen nuk mbahet më i fshehur. Shoqëria, e sidomos gratë janë sensibilizuar që duhet ta raportojnë dhunën në familje, institucionet janë më të përgjegjshme në ofrimin e ndihmës dhe mbështetjes për viktimat, njerëzit kanë më tepër besim tek këto institucione.
Në këto 16 ditë aktivizëm kundër dhunës do të ndajmë linfeta me mesazhe sensibilizuese ku janë të shënuar edhe numrat e telefonave kujdestar.
Ndërkohë tani kemi filluar të realizojmë edhe një tjetër projekt me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian, zbatuar nga Zyra e Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Mal të Zi .
Ju bëjë me dije që SOS telefoni në Ulqin ka siguruar banesën për strehimin e grave dhe fëmijëve të cilat kanë përjetuar dhunë në teritorin e Komunës së Ulqinit, dhe Tivarit, kjo ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e SOS telefonit, por edhe të gjitha institucioneve relevante.
Me sigurimin e një banese (strehimere) ne kemi lehtësuar shumë zgjidhjen momentale të strehimit të viktimës, por edhe të të gjitha institucioneve që direkt merren me këtë problematikë.
Kemi krijuar një bashkpunim të mirë me Policinë, Qendrën për Punë Sociale, Prokurorinë,Gjykatën Themelore dhe atë për Kundërvajtje ,si këtu në Ulqin ,ashtu edhe në Komunën e Tivarit . Numri i sos telefonit kujdestarë 030-411-700,dhe 067-501-950 ka qasje të lirë 24 orë