Hashim-thaci-merr-lule-para-komunesIsh kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur i lumtur me lajmin që ka marr rreth asaj që do të shpallet Qytetar Nderi i Ulqinit.

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, së bashku me kryeministrin Shqiptar, Edi Rama do të shpallen Qytetar Nderi të këtij vendi.

Thaçi ka shkruar se do të qëndroj në Ulqin për ta përkujtuar historinë unike të këtij qyteti mesdhetar.

“Jam nderuar tej mase me lajmin që morra nga Ulqini se do të shpallem Qytetar Nderi së bashku me Edi Rama, në një ceremoni që do t’i bën bashkë shqiptarët e Malit të Zi, Kosovës, Shqipërisë por edhe liderët institucional të këtyre shteteve dhe korin diplomatik.

Të gjithë do të jemi në Ulqin që ta përkujtojmë historinë unike të këtij qyteti të bukur mesdhetar, rolin e tij dhe potencialin si shtyllë e bashkëpunimit fqinjësor midis shteteve tona.

Një ndër vizitat e mija të para në qeverisjen e re ishte mu në Ulqin dhe kam emocione që do të kthehem aq shpejt në qytetin me kalanë e lashtë dhe historinë edhe më të lashtë. Faleminderit Ulqin! Faleminderit Mali i Zi!”, ka shkruar Hashim Thaçi në rrjetin social FB.

By admini

One thought on “Hashim Thaçi: Jam nderuar tej mase me lajmin që morra nga Ulqini”

Comments are closed.