Tashmë është e sigurt se diten e shtune për nder të Ditës së Ulqinit kryetari i komunës Fatmir Gjeka do të shpall qytetar nderi dy personalitete të politikës mbarëshqiptare, kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën dhe zv.kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçin.
Në lidhje për këtë për mediat malazeze janë deklaruar edhe politikanët tjerë shqiptarë nga partitë nacionale por edhe qytetare.
”Vednimi i kryetarit të komunës së Ulqinit pët dhënien e mirënjohjes qytetar nderi të komunës është diskutabile për shkak të dy arsyeve parimore: e para pasi kjo është vepër personale e kryetarit të komunës së Ulqinit, nuk është në përputhje me statutin e komunës, pasi për këtë nuk është deklaruar Kuvendi Komunal dhe këshilltarët e tij të cilët janë kopetentpër diçka të tillë, dhe e dyta pasi nuk janë të përcaktuar kurrfarë kriteresh për nomimin. Jam i bindur që kryetari i komunës nuk ka pasur qëllim të keq, por për gjëra të tilla, duhet pranuar, duhet të veprohet më me shumë kujdes”, kështu ka deklaruar Dritan Abazoviq.
Nga ana tjetër, kryetari i Kuvendit Komunal të Ulqinit, Fuad Haxhibeti, ka sqaruar se kjo iniciativë ka ardhur nga koalicioni qeverisës me Ulqinin dhe se ka pasur miratimin e të gjitha subjekteve poltike të këtij koalicioni. Ai shton se çdo gjë është bë në përputhje me ligjin dhe se kryetari i komunës së Ulqinit ka të drejtë të sjellë një vendim të tillë.
Mehmet Zenka nga UDSH dhe Loro Markiq nga DPS mendojnë së për një gjë të tillë është dashur që të debatohet në Kuvendin Komunal të Ulqinit dhe se që ato as që janë konsultuar për një gjë të tillë.