Rama-qytetar-nderiKryeministri Rama ka falenderuar Ulqinin për titullin “Qytetar Nderi”, të marrë sot në komunën e këtij qyteti, ku të pranishëm kanë qenë zyrtarë të lartë, mes tyre edhe zv/kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Faleminderit Ulqinit për titullin “Qytetar Nderi”! Shqiptarët më afër se kurrë mes veti me shumë se kurrë të sfiduar nga e ardhmja e përbashkët”, ka shkruajtur Rama në profilin e tij.

Komuna e Ulqinit, në një ceremoni solemne, ka shpall “Qytetarë Nderi” kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe zëvendës/kryeministrin e Kosovës, me motivacionin: “për rolin e tyre historik në promovimin e paqes dhe dialogut midis popujve të Ballkanit, marrëdhënieve të ngushta fqinjësore ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë me Malin e Zi, integrimin euro-atlantik dhe rolin shumë të rëndësishëm në avancimin e pozitës së shqiptarëve në Ballkan dhe posaçërisht në Mal të Zi”.

 

By admini