Fatmir-gjeka-shbaShpallja e Hashim Thaçit dhe Edi Ramës si qytetarë nderi të Komunës së Ulqinit , nëse në të vertet ndodh ashtu siç kanë paralajmëruar mediat malazeze, duket se nuk do të pritet mirë nga një pjesë e politikës malazeze. E para që ka reaguar është partia më e re opozitare e dalur nga korpusi i partive politike proserbe, Partia Popullore Demokratike.

”Paralajmërimi i kryetarit të komunës së Ulqinit, Fatmir Gjeka që kriminelit të luftës Hashim Thaçi ti jap mirënjohjen e Ulqinit, paraqet një lloj të terrorizmit politik i drejtuar kundër sigurisë, sovranitetit, integritetit territorial dhe rendit kushtetues të Malit të Zi” kështu mësohet të ketë thënë anëtari i Kryesisë së Partisë Popullore Demokratike Zoran Lakushiq, raportojnë mediat malazeze.

Ai poashtu pyet nëse Ulqini është pjesë e Malit të Zi dhe si është e mundur që kryetari i komunës mund të marrë vendime i vetëm.

Kohë më parë kur Hashim Thaçi kishte vizituar Malin e Zi poashtu ishte pritur me demonstrata të organizuara nga përkrahësit e partive të orientuara dhe të njohura si proserbe.

By admini