Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi ka dhënë rezultatin që mund të nxjerrë në opozitën patinë më të madhe në këtë vend, DPS-in e Millo Gjukanoviqit, e cila është në qeverisje ql nga fillimi i sistemit shumëpartak. Në këtë mënyrë, partitë opozitare te deritanishme kanë marrë ma shumë deputetë, 41 të tillë, se sa partia e DPS-it me të gjitha partneret e saj.
Në numrat e mësipërm të deputetëve të opozitës hynë edhe 4 deputetet të koalicionit rreth Lëvizjes URA të Dritan Abazoviqit, të cilët janë vendimtar në formimin e qeverisë së re. Fitimi i 4 deputetëve nga ana koalicionit rreth Lëvizjes URA marrin vlerë edhe më të madhe pasi ky koalicion ka qenë cak i sulmeve të fushatës parazgjedhore. Sulme ndaj këtij koalicioni ka pasur edhe nga segmentë të spektrit politik shqiptarë në Mal të Zi por edhe në rajon. Situata paszgjedhore dhe rezultati i këtij koalicioni ka bërë që Dritan Abazoviqi dhe lista e tij të jenë fitimtarët më të mëdhenj nga këto zgjedhje.
“Unë ju zgjas duart të gjithëve, partitë e pakicave që kanë ekspertë të na i japin, partitë e tjera të opozitës të na japin ekspertet, le t’i japin ekspertët e tyre çdokush që dëshiron ndryshime. Koha e skllevërve ka mbaruar, ne meritojmë kohën e Evropës, kozmopolitizmit, lirisë, drejtësisë, të vërtetës, dinjitetin. Le të fluturojnë flamingot nga Kriporja dhe të sjellin mesazhin e paqes dhe ndryshimit “, kështu deklaroi Abazoviq në fjalën e tij në tubimin koalicionit që ai prin në Ulqin.
Rezultati i koalicionit rreth Lëvizjes URA paraqet tashmë edhe një sfidë të re për vet Dritan Abazoviqin. Mënyra se si ai do ta menaxhojë këtë rezultat do të ketë ndikim të madh në vazhdimësinë politike të kësaj partie.
Zgjedhjet kësaj radhe ishin interesante edhe në korpusin zgjedhor shqiptar. Rrugën më të ”mundimshme” për fitimin e deputetit e kishte Koalicioni shqiptar ”Bashkë një za” të cilës i printe Fatmir Gjeka. Ky koalicion u refuzua dhe u bojkotuat nga Tirana dhe Prishtina zyrtare. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe dy ministrat e punëve të jashtme të Shqipërisë dhe Kosovës, Gent Cakaj dhe Meliza Haradinaj – Stublla ishin shumë të qartë para zgjedhjeve: mbështetje vetëm për Listën Shiptare Genci Nimanbegu – Nik Gjeloshaj. Kjo mbështetje Tiranës dhe Prishtinës jo që nuk ishte e studiuar por edhe mund të rezultonte të jetë e dëmshme dhe më humbje të një deputeti shqiptar. Inatet personale të fituara nga elemente të diplomacisë nga Shqipëria dhe Kosova nuk mund të shpreheshin në formën e animin dhe mbështetjen e hapur për një listë duke anashkaluar sikur të mos ekzistonte fare tjetra.
Prandaj, nga e gjitha kjo mund të përfundohet se numri i votave të fituara dhe fitimi i deputetit nga ana Koalicioni shqiptar ”Bashkë një za” në klimën e përshkruar e bënë z. Fatmir Gjeka një fitues real nga këto zgjedhje. Veprimi i z. Gjeka në vazhdim është shumë i rëndësishëm. Shtrirja e dorës e bashkëpunimit dhe mosmbajtja e inateve që mund të jenë grumbulluar, është rruga e vetme e duhur.
/Opinion nga Ulqini Online/