Sot u mbajt një takim i liderëve të koalicioneve, “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë” dhe “E zezë në të bardhë”, Zdravko Krivokapiq, Aleksa Beçiq dhe Dritan Abazoviq, të cilët pritet të formojne Qeverinë e ardhshme të Malit të Zi.

 Sipas tre liderëve, ata shpejt ranë dakord për disa parime mbi të cilat do të bazohet qeveria e ardhshme, shkruan Ulqini Online.

 “Parimi i parë që është rënë dakord është që qeveria e re do të zbatojë me përgjegjësi të gjitha detyrimet ndërkombëtare.
Së dyti, qeveria e re demokratike do të zbatojë të gjitha reformat e nevojshme në mënyrë që Mali i Zi të bashkohet me Bashkimin Evropian sa më shpejt të jetë e mundur.
Së treti,  qeveria e re të jetë e përbërë nga personat që janë ekspert në fusha të veçanta, pavarësisht nga përkatësia e tyre politike, fetare, kombëtare ose ndonjë karakteristikë tjetër.
Së katërti, qeveria e re do të angazhohet plotësisht për respektimin e Kushtetutës dhe zbatimin e ligjit, me ndryshime, shtesa dhe  rishikimi i të gjitha ligjeve dhe akteve nënligjore diskriminuese, përfshirë Ligjin për Lirinë e Fesë, ” thihet në deklaratë nga ky takim.

 Ata thanë se, përveç kësaj, ata do tu shtrijnë duart përfaqësuesve të popujve pakicë me dëshirën për të ndërtuar së bashku një të ardhme më të bukur dhe të prosperuar të Malit të Zi.

Dritan Abazoviq është para sfidës më të madhe politike në karrierën e tij të deritanishme. Nga shumë komente dhe opinione, veprimet e tij ne të ardhmen e afërt do të përcaktojnë në masë të madhe edhe ardhmërinë politike të tij personalisht por në situatën aktuale edhe të shtetit të Malit të Zi.

”Abazoviq duhet të kërkojë të jete kryeministër i ri i Malit të Zi. Në situatën aktuale vetëm ai ne krye mund të zbus frigën te popujt pakice në Mal të Zi por jo vetëm”, ky është komenti që na bëri përshtypje dhe vendosem ta publikojmë.

Sytë e të gjithë qytetarëve, në këtë rast edhe e shqiptarëve ne Mal të Zi janë drejtuar ka Dritan Abazoviqi.

By admini