Nga Xheladin Zeneli
Ishte qeveria e Shqipërisë , (përmes zv/ministrit të punëve të jashtme të saj, Gent Cakaj ) ajo e cila fillimisht u angazhu dhe luajti rolin e ndërmjetësuesit në bashkimin e faktorit politik shqiptar në Mal të Zi me qëllim që ky faktor të paraqitet me një listë të përbashkët zgjedhore .
Por siç dihet tani,tentimet për bashkim e faktorit politik shqiptar në një listë zgjedhore fatkeqësisht dështuan dhe si pasojë tani kemi dy kualicione shqiptare që garojnë në zgjedhjet e 30 Gushtit .
Në ndërkohë , e njëjta qeveri, për habi u kthy nga pozita e ndërmjetësuesit që muar mbi vehtën gjatë negociatave ,në pozitën e favorizuesit që po merr gjatë fushatës parazgjedhore duke shfaqur përkrahjen vetëm për njërën nga listat shqiptare .
Thirrjeve të njëanëshme që votohet njëra listë shqiptare të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Velijaj dhe ministrit të Diasporës, Pandeli Majko kohëve të fundit u bashkangjit edhe kryeministri Edi Rama . Kurse në anën tjetër, vlen të permendet se kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha këto ditë u beri thirrje shqiptarëve në Mal të Zi, që të votojnë njërën nga listat shqiptare, pra i dha përkrahje të dy grupimeve shqiptare.
Megjithate kjo nuk është tema e këtij shkrimi sepse koha do t’a tregoj dhe të tjerët do të gjykojnë se a ishte kjo qasje e njëanëshme dhe subjektive e qeverisë së Shqipërisë në raport me faktorin politik shqiptar në Mal të Zi !.
Por ajo çfarë është shqetësuese dhe që ndikoi në përshkallëzimin e situatës për të keq, ka të bëjë me një deklaratë të papritur tani (pak ditë para zgjedhjeve) , e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama ,lidhur me qendrimin e tij ndaj zgjedhjeve të 30 Gushtit në Mal të Zi, e cila nuk mund të karakterizohet ndryshe veçse e turpshëme dhe skandaloze.
Një ditë pasi shfaqi përkrahjen e tij për njërën nga listat shqiptare , Rama dual me një video-mezazh ku bën thirrje që të votohet dhe jepet përkrahja Partisë Demokratite të Socialistëve (DPS-it) të Millo Gjukanoviqit, me ç’rast ai thekson , në gjuhën malazeze, slloganin e këtij kualicioni i cili është
“ Odluçno za Crnu Goru” ( ne shqip: “ Të vendosur për Malin e Zi”) . Është interesant se mezazhi përkrahës i kryeministrit Rama ndaj DPS-it ishte më i gjatë dhe më i fokusuar se sa mezazhi përkrahës që ai dha një ditë më parë, njërës nga listave shqiptare ?!. Në mezazhin e tij përkrahës për DPS-in , Rama përmend “marrëdhëniet vëllazërore” me Malin e Zi si dhe marrëdhëniet e tia “të mira “ personale me Millo Gjukanoviqin.Gjatë kohës kur nuk ka zgjedhje , një deklaratë e tillë edhe ndoshta nuk do të kishte peshë sepse jemi mësuar me deklarata të tilla të Tiranës Zyrtare.Por një mesazh i tillë mbështetës ndaj DPS-it i kryeministrit të Shqipërisë pak ditë para zgjedhjeve, jo vetëm që ngjall konfuzion te një pjesë e elektoratit shqiptar në Mal të Zi dhe është në kundërthënie me deklaratën e tij të mëparshme, por njëkohësisht si e tillë është e dëmshme dhe ka mundësi që të ndikojë negativisht në rezulltatin zgjedhor të faktorit politik shqiptar në përgjithësi në Mal të Zi.
A e din kryeministri Rama se dy listat shqiptare nuk garojnë kundër njëra-tjetrës por ata garojnë kryesisht kundër DPS-it i cili është partia kryesore konkurente në trevat ku banojnë shqiptarët dhe është kjo parti dhe partitë tjera me programe sllave e qytetare që marrin një numër të konsiderueshëm të votave të tyre në këto treva. Kualicionet shqiptare pa marrë parasysh se janë në dy lista zgjedhore, ata e kanë një qëllim të përbashkët: mos tjetërsimin e votës shqiptare te subjektet joshqiptare.
Lind dyshimi se a është i preokupuar kryeministri Rama më shumë në fitoren e DPS-it dhe mbajtjen e pushtetit nga ana e mikut tij, Millo Gjukanoviq apo me fitoren e numrit sa më të madh të deputetëve nga radhat e subjekteve politike shqiptare ?. Gjithashtu, shtrohet pyetja se a eshtë më shumë i shqetësuar kryeministri Rama me përforcimin e marrëdhënieve partiake PS (Partia Socialiste e Shqipërisë) me DPS ( Partia Demokratike Socialiste e Malit e të Zi ) se sa për ruajtjen e identiteti të shqiptarëve dhe përfaqësimin e tyre autentik në legjislacionin e ardhshëm të Kuvendit të Malit të Zi ?.
Përndryshe, mesazhi dhe apeli më i qartë, më i arsyeshëm dhe më kuptimplotë me rastin e këtyre zgjedhjeve nga ana e kryeministrit të shtetit tonë Amë, drejtuar elektoratit shqiptar në Mal të Zi, do duhej të ishte që të MOS VOTOHEN PARTITË JOSHQIPTARE ,pra të mos votohen partitë sllave e qytetare ku përfshihet edhe DPS-i (pra Partia Demokratike Socialiste).
26 Gusht 2020