Nga Beqir SINA- New York
WASHINGTON : Ndërsa, po afrohej dita kur Millosheviqit, do t’i thuhej me ultimatumin amerikan, që rallë her përdoret në politikën ndërkombëtare, : “Enough it’s Enough – Majft është Mjaft”, Marsi 1999, shënojë pika kulmore, dhe historike në marrëdhëniet e Washingtonit me Botën, për shkak të Kosovës.
Megjithëse, janë bërë shumë analiza, komente dhe deklerata, janë zbuluar dokumenta, të klasifikuara dhe de-klasifikuara, bile është folur edhe nga vet protagonistët e atyre që e zgjidhën këtë problem, dhe që morën vendime të mëdha,(Washingtonit, Brukselit, Parisit, Romës, Berlinit, Hagës, Londrës e tjer, dhe atyre që bënë oponencën e asaj zgjidhje në atë kohë ( Moskës, Beogradit , Madridit, dhe Athinës), prapëseprapë, të shumtë janë ata analistë, gazetar, politikan e tjer, që ngrejnë pyetje, : “Se si erdhi Washingtoni dhe aleatët e saj deri aty sa t’i thonë “Ndal” Serbisë, dhe Millosheviqit, me Kosovën?”.
Washingtoni, lidhur me atë se çfarë po ndodhte në Kosovë, ishte i vendosur për ta ndalur “Serbinë”, dhe rrezikun e madh “dominues” të “Ariut Rusë”, në Ballkanin Perendimor. Por, se ai po përballej me një përpjekeje jo shumë të vogël, edhe me disa nga aleatët e saj në Europë, vendet perendimore, të cilat udhëhiqeshin nga të majtët, dhe historikisht ishin të lidhura me Serbinë, kjo vazhdon të “dekonspirohet”.
Greqia, sapo kishte larguar nga territori i saj dy nga bazat më të mëdha të saj në atë rajon, dhe autokolona e Presidentit të SHBA, Bill Clinton, ishte gjuajtur para një hoteli në Athinë, me gurë dhe domate.
Gjermania, udhëhiqej nga Social- demokratët e kancelarit Gerhard Shroeder (Gerhard Schröder), Italia nga Socialstët e kryeministrit Masimo D’Alema, Franca me miqësi tradicionale me Serbinë, nga Zhak Shirak, Londra nga Laburistët, “partia e puntorve” të Tonny Blair.
Simbas, disa analistëve të asaj kohe, thuhet se dy vende kan qenë më problem brenda aleanës, se SHBA, për t’i “bindur” se edhe ato se duhej të ishin pjesë e ndaljes së Serbisë, pas luftës në Kroaci dhe Bosnje, pra dy vendet e Natos Greqia edhe Italia.
Mbasi ato jo vetëm se tregonin “luhatje” ndaj përpjekjeve të Washingtonit, por edhe ishin dy vendet e Natos, më afër me Serbinë, gjeo-politikisht se sa me SHBA.
Dhe, mbasi Greqia, ishte e “pamundur” dhe një “rrezik” për SHBA, dhe Naton, në atë kohë që territori i saj të shfrytëzohej për infrastrukuturën ushtarake, të vënjes në përdorim të një strategjie, që kishte përgatitur Washingtoni, ishte Italia dhe bazat e amerikane ajrore më të mëdhat në Europë atje, që duhej t’i hapinin dyert për intervenim ushtarak – goditjen me sulmet ajrore, të Serbisë, për të ndalur spastrimin etnik dhe gjakderdhjen në Kosovë.
Për të ndalur Millosheviqin, territori i gadishullit Apenin, ishte me i favorshmi dhe më strategjik, megjithse Roma e Washingtoni, kishin atë kohë që marrëdhëniet e tyre , kishin mbritur në “majë tehu”, si shkak i tragjedisë së skive, të cilën ish- Kryeministri italian Masimo D’Alema, e quajti aksidentin një “masakër”
Ish, Presidenti i SHBA Bill Klinton, kishte thënë se amerikanët, janë “thellësisht të pëulur dhe shprehin keqardhje” për aksidentin me këputjen e një kabllo teleferiku, që vrau 20 skiatorë në Itali në vitin e1998 – (Tetë gjermanë, pesë belgë, tre italianë, dy polakë, një austriak dhe një shtetas holandez vdiqën në atë aksident).
Ish Kryeministri italian D’Alema, tha se : “SHBA është përgjegjëse, dhe se ishte i bindur se dikush duhet të dënohej për tragjedinë në të cilën një avion amerikan me kapiten Richard Ashby, kishte qenë duke ushtruar, në atë zonë, Cavalesen, kur kaloi përmes kabllove të skive, duke i këputur ato, dhe shkaktuar vdekjen e 20 turistve skiator”.
Mirpo, një vit më vonë të dy liderët që u takuan në Uashington një ditë pas lirimit të pilotit amerikan , aeroplani i të cilit shkaktoi aksidentin, dhe i erdhi radha më 23 Mars 1999, që Washingtoni ish Presidenti Clinton e Roma ish Kryeministri D’Alema të bisdeojnë në telefonë.
Tani më jo për aksidentin dhe zgjidhjen e problemit të drejtësisë, me pilotin amerikan dhe dëmëshpërblimin e familjeve të viktimave, por me strategjinë ushtarake të Washingtonit, por për nisjen e sulmeve ajrore të SHBA dhe aleateve të saj kundra Serbisë, për të ndalur Millosheviqin.
23 MARS 1999
Kjo është biseda sekrete mes Presidentint Bill Clinton dhe kryeministrit italian Masimo D’Alema, e realizuar me datën 23 mars vetëm një ditë përpara fillimit të sulmeve të NATO-s mbi Jugosllavinë. Fmimages.net ju sjellë bisedën sekrete dhe historike për Kosovën.
Presidenti: Përshëndetje, Massimo.
Kryeministri D’Alema: Përshëndetje Bill.
Presidenti: Para se të shkoj në çështjet më serioze doja të ju përgëzoj për suksesin e Roberto Benigni në Oscars. Ishte e mrekullueshme.
Kryeministri D’Alema: Faleminderit, faleminderit. Ky ishte një moment shumë i rëndësishëm për industrinë tonë të filmit dhe industrisë së filmit të dhe vendit tuaj.
Presidenti: Filmi ishte një dhuratë e madhe. Kam kërkuar të flas me ju për këshilla për Kosovën. Unë jam i sigurt që e njihni Miloseviqin dha ai nuk i kishte dhënë asnjë shenjë ambasadorit Holbrooke për të besuar se ai do të pajtohej për një armëpushim ose ndonjë kusht të marrëveshjes së paqes përkundër ai e kishte kërcenuar se do të përdorte dhunë më të madhe në Kosovë.
Dhe kam ardhë në përfundim se nuk kemi zgjidhje tjetër përveçse të shkojmë përpara me veprimin e NATO-s. Unë do të mbështes ndërhyrjen dhe shpresoj që ne mund ta bëjmë së bashku.
Kryeministri D’Alema: —–BISEDA ESHTE E DEKLASIFIKUAR
Presidenti: Epo, pajtohem me këtë. Unë jam munduar dhe përpjekur të mendoj për të gjitha ndryshimet. Unë do të doja të filloj të mendoja për pikën e parë.
Kryeministri rus Primakov ka anuluar udhëtimin e tij për në Washington, dhe unë besoj se është më mirë në këto rrethana. Gjëja për të cilën mendoj se është e rëndësishme për ne që të bëjmë tani është ti themi Primakovit ne ende duhet të punojmë me të në një zgjidhje paqësore për këtë krizë dhe ta nxisim që të takonte Millosheviqin dhe së dyti, që Evropa dhe SHBA duan që Rusia të rimëkëmbet ekonomikisht. Ky do të jetë mesazhi im dhe shpresoj se do të jet edhe i juaji.
Megjithatë, për momentin, të gjithë ne kemi dhënë dritën jeshile për NATO dhe Solana për ac Ka një pikë që unë do të doja të jem me ju që është e rëndësishme
—–BISEDA ESHTE E DEKLASIFIKUAR
Presidenti: Po, pajtohem me këtë, por jam i varur nga ajo që bën Millosheviqi. Ai menjëherë mund të hakmerrej kundër forcave të NATO-s në Bosnje apo Maqedoni. Ai gjithashtu mund të dyfishojë përpjekjet për të masakruar shqiptarët. Ai ka dërguar 40,000 trupa dhe 300 tanke në Kosovë. Është shumë e rëndësishme që ta bëj sa më të shkurtër të jetë e mundur, por gjithçka varet nga ajo që bën Millosheviqi.
Kryeministri D’Alema: .——BISEDA ESHTE E DEKLASIFIKUAR
Presidenti: Po, mendoj se mund të ndalohemi nëse Millosheviç nuk mund të sulmojë trupat tona, fshati pas fshatit pas fshatit. Kryeministri D’Alema; Megjithatë, për momentin, të gjithë ne kemi dhënë dritën jeshile për NATO dhe Solanën për të vepruar. Presidenti: Po, natyrisht, të gjithë do të duam të jemi në konsultë të ngushtë dhe ju falënderoj për pranimin e thirrjes time dhe gjithashtu shpresoj që ju të jeni në kontakt me Primakovin dhe të vazhdoni ta punoni. Faleminderit për pranimin e thirrjes sime.
Kryeministri D’Alema: Unë do ta thrras z. Primakov pa dyshim. Nesër, ne kemi një takim të Këshillit Evropian në Berlin, kështu që ne do të kemi edhe konsultime midis liderëve të BE-së. Dhe ndoshta mund ta thrrasim Primakovin bashkë me udhëheqësit e tjerë të Bashkimit, me z. Schroeder, z. Chirac