Në kuadër të votimeve parlamentare që do të mbahen me 30 gusht në Mal të Zi, Koalicioni i Organizatave Shqiptaro-Amerikane nga Mali i Zi ka lëshuar një Thirrje për bashkëatdhetarët të ttitulluar THIRRJE PER MOBILIZIM.

Thurrjen mund ta lexoni të plotë.

Të dashur bashkëatdhetarë,
THIRRJE PER MOBILIZIM
Ka ardhur koha që dashurinë dhe lidhjen që e kemi me kombin tonë ta manifestojmë në mënyre të drejtpërdrejtë dhe
proaktive. Tani më shumë se kurrë, vëllezërit dhe motrat tona në Mal të Zi kërkojnë ndihmen tonë! Trojet tona na
thërrasin për t’i ndihmuar!
Pavarësisht betejave të fituara, lobet antishqiptare nuk ndalen por vazhdojnë të rrezikojnë dhe zhdukin çdo gjë
Shqiptare në Mal të Zi. Shqiptarët nuk do të qëndrojne duarkryq dhe të sakrifikohen sërish. Rreziku i shpërnguljeve
dhe i asimilimit si ai i Shqiptarëve të Sanxhakut nuk duhet të përsëritet kurrë më në trojet shqiptare.
Për shqiptarët e Malit të Zi ky është momenti qe ata të kenë një zë në qeveri, për nevojat dhe të ardhmen e tyre. E
ardhmja është në duart tona. BASHKE, për të mirën e atdheut, për të mirën e fëmijëve tanë, votoni SHQIP!
Zgjedhjet më 30 Gusht 2020 e përcaktojne ekzistencën dhe vazhdimsinë Shqiptare në Mal të Zi!
Diaspora Shqiptare bëri te pamunduren qe ne keto zgjedhje ti bashkoje Shqiptaret e Malit te Zi ne NJE liste te
vetme, megjithatë pa sukses. Nje gje e tille nuk do te pranohet me.
Për të ndaluar kontrollin dhe diskriminimin mbi popullin tonë, ne duhet të jemi një në kërkesat tona!
Të BASHKUAR kërkojmë të votojmë SHQIP dhe të tregojmë se me të vërtetë jemi autokton të kësaj toke.
Si mundem të ndihmoj unë?

  1. Nëse keni te drejtë vote, ju lusim të votoni me zemër, votoni për të ardhmen, votoni koaliconet
    SHQIPTARE (Vetëm nënshtetasit Malazez që janë bartës pasaporte apo letërnjoftimi Malazez kanë të drejtë votimi. Votuesit
    mund te votojne me pasaportë apo me leternjoftim të Malit te Zi)
  2. Nëse nuk mund të udhëtoni ose nuk keni të drejtë të votoni, ju lutemi kërkoni nga familjet, të afërmit, dhe
    miqtë tuaj që kanë të drejtë vote të votojnë koalicionet shqiptare.
  3. Ndihmoni financiarisht që të vazhdojmë të jemi zëri që nevojitet për mbrojtjen e interesave tona kombëtare
    nëpërmjet donacioneve:
  • Direkte per fushaten #BASHKËRI në këtë link: https://gf.me/u/yqjnz2
  • Direkte per fëmijët Shqiptar në Mal të Zi për materiale shkollore: http://gf.me/u/yq8pgh
  1. Ndihmoni duke shpërndarë këtë mesazh në rrjetet sociale, e-mails dhe mënyra të tjera: https://rb.gy/g6jgca
  2. Me nënshkrimin tim, unë zotohem që të kontribuoj në njërën nga keto mënyra
    https://www.messenger.com/t/Bashkerisht


    MBËSHTETUR NGA:
    Mark Gjonaj – NYC Councilmember
    Vedat Gashi- Westchester County Legislator
    Federata Pan-Shqiptare e Amerikes-VATRA (International)
    Germin (International)
    Keshilli Koordinues I Diaspores – KKD (International)
    Albanian American Association Ulqini
    Albanian American Community Association
    Albanian American Council
    Albanian American Cultural Center (Texas)
    Albanian American Cultural Foundation
    Albanian American Educators Association
    Albanian American Humanitarian Foundation
    Albanian American National Organization – AANO
    Albanian American Open Hands Association
    Albanian American Puka Community Organization
    Albanian American Writers Association
    Albanian Business Network
    Albanian Professionals and Entrepreneurs – APEN
    Bajraktari House
    Bijte e Shqipes
    Don Gjon Buzuku Association – Chicago
    Don Gjon Buzuku Association – New York
    Fondacioni Don Simon Filipaj
    Fondacioni Hoti i Kujit
    Fondacioni Plave Guci
    Illyrian Business Organization – IBO
    Levizja Diaspora per Shqiperine e Lire
    Lukaj Foundation
    Marigona – Albanian Women’s Organization
    Prek Cali Foundation of NY INC
    Shoqata Ana e Malit
    Shoqata Atdhetare Dibra
    Shoqata Atdhetare Kraja
    Shoqata Atdhetare Malesia e Madhe – Michigan
    Shoqata Atlantiku
    Shoqata Koja
    Shoqata Kosova Lindore
    Shoqata Kulturore Shpresa
    Shoqata Malesia e Madhe – New York
    Shoqata Peja
    Shoqata Rugova
    Shoqata Skenderbeu
    Sons of Illyria
    Trieshi Humanitarian Fund

    Një thënie e vjetër thote: “Nëse dëshiron të shkosh shpejt, shko vetëm.
    Nëse do të shkosh larg, shkoni së bashku.”

    VETËM SË BASHKU DO TË REALIZOJMË QËLLIMET DHE ASPIRATAT TONA KOMBËTARE!

By admini