Shtator 1991

Nga Beqir SINA – New York

Delegacioni i parë pas shëmbjes së komunizmit në Shqipëri, i drejtuar nga udhëheqësit e njohur fetarë, kryetar Imam Vehbi Ismali, nga Detroiti, Imam Isa Hoxha, nga Nju Jorku, dhe Imam Lami, nga Çikago, si dhe tregon kjo fotografi nga të paktat që kan mbetur, në Maj 1991- vizitoi edhe Varrin e Skëndërbeut në Lezhë, duke i bërë me këtë rast edhe një homazh Heroit tonë Kombëtar, shkruante gazeta “Atdheu” . Ngjarja është riprodhuar nga kujtimet e veprimtarit të komunitetit, të ndjerit Musli Mulosmani, i cili ka qenë në atë kohë si dhe shihet në foto me recorder në dorë në rolin e reporterit, pati sjell 26 vjet më parë në gazetën “Atdheu”, fotografitë nga vizita në Shqipëri dhe e dhurojë për shtypin shqiptar.


Fotografia në fjalë sot është nga ato që quhen të rrallat, mbasi ajo tregon edhe faktin sesi te Memoriali i Gjergj Kastriotit – Skëndërbeut, në qytetin e Lezhës, ciceronia e asaj kohe, u foli imamëve nga Shtetet e Bashkuara mbi rëndësinë e figurës së Heroit tonë kombëtar, në bashkimin kombëtar, para varrit të Skënderbeut në Kalanë e Lezhës, ku gjendet edhe Memoriali kushtuar Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skëndërbeu.. Simbas asaj që shkruan gazeta Atdheu(Maj 1991) ky ishte edhe delegacioni i parë i udhëheqësve muslimanë shqiptarë, nga diaspora, të cilët ishin arratisur nga regjimi komunist i Enver Hoxhës,që viztonte Shqipërinë, dhe vizitën e tyre e nisën nga Lezha, siç dihet Shqipëria e komunizmit ishte ajo që e ndaloi fenë dhe shpalli me kushtetutë Shqipërinë, si vendin e të pafe – ateist, duke i shkatërruar kishat e xhamitë, e duke i burgosur dhe i pushkatuar klerikët fetarë.

By admini