Agresioni sërb

Nga Nikë Gashaj

Shpërbërja i përgjakshëm i RSFJ dhe shpërthimi i nacionalizmave të ndryshëm ekstrem, si dhe të politikës shoviniste ka nxitur vuajtjet e rënda të popullësisë civile. Ka ardhur deri te përleshjet e përgjakshme midis njerëzëve mbi baza nacionale dhe fetare, çka ka pas për pasojë:  vrasjet, torturat dhe përuljet e poshtërsitë njerëzore. Janë bë gjenocide njerëzore, spastrime etnike, krime lufte, dhunimi i grave dhe vepra tjera penale. Sipas të dhënave të historianes, Llatinka Peroviq, në luftë në territoret e ish-Jugosllavisë ka pasur 297 mijë të vdekur, 4,4 miliona refugjatë, 125 miliarda dollar dëm nga luftat.

Shikur gjenezën e luftës, në mënyrë të qartë del se ajo rrjedh nga Memorandumi i Akademisë Sërbe të Shkencave dhe Arteve më 1986. Në të cilin është përmbajtur baza ideore dhe politike e krijimit të “Sërbisë së Madhe”. Memorandumi në fjalë qartas ka shprehur domosdoshmerinë e bashkimit kombëtar të popullit sërb- pa marrë parasysh se në të cilën Republikë dhe Krahinë gjinden, duke kuptua atë si të drejtë të tij historike dhe demokratike. Në të vërtetë, procesi i shpërbërjes të federatës jugosllave ka fillua me nxjerrjen e Memorandumit 1986. Ndërsa ekzekutator i një projekti të tillë ka qenë Sllobodan Millosheviq.

Gjithashtu, fatkeqësisht nuk është e panjohur se një numër jo i vogël i intelektualëve sërb ka qenë i kyçur në këtë valle të luftës dhe të krimeve. Para së gjithash kanë qenë të  përzier me arsyetimin e tyre mendor, koncepsione, deklarata , me nxitje të  shpërbërjes të ex- Jugosllavisë.                          

                                           Krimet sërbe në Kosovë 1998 – 1999

Regjimi shtetëror politik i Serbisë, respektivisht i RFJ nuk ka pas  aftësi as forcë që me matricën e paqës të zgjidhi konfliktet e brëndhshme dhe përçarjet, në veçanti ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Forcat ushtarake- policore dhe formacionet paraushtarake të Serbisë/RFJ gjatë luftës në Kosovë 1998-1999. Kanë bë krime të mëdha. Kanë bë vrasje masive, masakra, shfarosje dhe persekutime të popullsisë shqiptare nga Kosova me qellim të spastrimit etnik. Për atë dëshmojnë dhe të dhënat vijuese: rreth 12000 pjestarë të popullit shqiptarë janë vra, masakrua dhe përndjekur. Nga ai numër janë 1741 gra dhe 1396 fëminjë. Rreth 1600 persona janë të zhdukur. Në Kosovë ka 660 varresa me shumicën nga ajo luftë. Gjithashtu janë përdhunua rreth 20.000 gra. Më tutje janë persekutuar më shumë se një milion qytetarë shqiptarë nga Kosova.

Përveç, vrasjeve, masakrave dhe përndjekjeve të qytetarëve nga shtëpitë e tyre, janë shkatërrua një numer i madh i objekteve për banim, si dhe të objekteve arsimore, kulturore, ekonomike dhe fetare.(Burimet: Agjencia arkivore shtetërore e Kosovës, Konfrenca mbi shqyrtimin e viktimave të luftës  në Kosovë 1998-1999, e mbajtur me 24.02. 2017, në Prishtinë, si dhe të dhënat statistikore ng UNHCR).

                                 Agresioni sërb në Bosnjë e Hecegovinë 1992-1995                    

                                                 Viktimat njerëzore të luftës

Sipas profesorit të njohur të Universitetit të Sarajevës, Qazim Sadikoviq ( Studimi: “Të drejtat e Njeriut pa Mbrojtje”, Sarajevë, 1998, fq.12): “Invazioni sërb në BeH është, para së gjithash, agresion klasik (ose sulm) sepse i ka të gjitha elementet të cilat, në të njëjtin kuptim, i parasheh definicioni oficiel i agresionit të cilin e ka  përcaktua Kuvendi i Përgjithshëm i KB, 4. IX. 1974, në Seancën 29 me Rezolutën nr. 3314(1)”.

Më tutje profesori Sadikoviq, shton: ” Agresioni i Serbisë – ose i Republikës federative të Jugosllavisë – është realizuar në mënyra të shumta, prej të cilave më markante është angazhimi i drejtpërdrejtë i njësive të rregullta të Armatës Jugosllave, si dhe të atyre të cilat tashmë kanë qenë të stacioonuara në BeH, si dhe të atyre që në vazhdimësi kanë arritur gjatë gjithë luftës nga Sërbia. Mirëpo, një karakteristikë e vaçantë e agresionit në BeH është  një prani i madhe e formacioneve paraushtarake. Ajo para së gjithash, ka qenë si pasojë e një ideologjie nacionaliste – raciste.

Në vitin e parë të agresionit, sikurse e thekson autori nga Zvicra Philip Koulisher, ka ndollë ”një eksterminacion më i tmerrshëm masovik në shekullin XX ”. Gjithashtu, sipas vlersimeve Tilmana Zulcha dhe të ” Shoqërisë për popujtë e rrezikuar”, tanimë në vitin e parë të luftës kanë ekzistuar më së paku 200 kampe të përqendrimit të internuarëve në të cilat kanë vuajtuar më shumë se 250.000 Bosanaca, kryesisht civilë. Në disa prej  kampeve të përqendrimit sikurse janë:  Omaska, Keraterm ose Lluka Brçko janë ekzekutuar vrasje sistematike të internuerëve.

Nga Bosnja e Hercegovina kanë qenë të detyruar të ikin, ose kanë qenë të dëbuar më sëpaku 1,2 miliona Boshnjakë. Deportimi më së shumti është bë në vagonat e mbydhura transportues ose në konvoje të autobusave dhe të frugonave. Gjatë, transportimit, shumë qytetarë janë likuidua (Qazim Sadikoviq). Tilman Zulch nënvizon se gjatë vitit të parë të agresionit në BeH janë përdhunua më sëpaku 20.000 gra, kryesisht myslimane, dhe se përdhunimet janë bë më së shumti në kampe të përqendrimit dhe se kanë qenë të organizuara.

Gjenocidi në BeH ka përfshi dhe fshirjen e të gjitha gjurmëve të kulturës boshnjake. Në territoret e okupuara – thekson Tilman Zulch, pushteti dhe ushtria serbe kanë shkatërruar me qellim të gjitha gjurmat e kulturës të besimit islamik. Më se paku njëmijë xhamia janë shkatërrua, njësoj si dhe përmëndoret tjera me origjinë islamike – hamamet, konakët, medresat, bibliotekat etj.

                                           Gjenocidi sërb mbi boshnjakët në Srebrenicë

Këtu po përkujtojmë krimin, masakrën, viktimat e pafajshme, respektivisht gjenocidin sërb mbi boshnjakët në Srebrenicë, më 11 korrik 1995. Në dhe rreth “Zonës të Sigurt” të Kombëve të Bashkuara të Srebrenicës, në muajin korrik 1995. Janë likuidua më se 8000 Boshnjakë të Bosnjës e Hercegovinës, për arsye të përkatësisë së tyre nacionale, etnike dhe konfesionale. Në marrjen e “Zonës së sigurt” të Kombëve të Bashkuara të Srebrenicës dhe të kryerjes të gjenocidit mbi boshnjakët në korrik të vitit 1995. Kanë marrë pjesë: “ forcat ushtarake dhe policore të Republikës sërbe,, si dhe forcat e armatosura të  Republikës federale Jugosllave dhe njësitë e Ministrisë  së punëve të mbrendëshme të Sërbisë”(Çekiq Smail, Studimi: “ Genocidi dhe e vërteta mbi gjenocidin në Bosnjë e Hercegovinë”, Instituti për hulumtime të krimeve kundra njerëzimit dhe të drejtës ndërkombëtare të Universitetit në Sarajevë,  Sarajevë, 2012, fq.25).

                                                      Agresioni sërb në Kroaci 1991

Pas Sllovenisë  në mënyrë të armatosur është sulmua Kroacia. Agresioni ndaj Kroacisë filloi më 3 korrik 1991, me hyrjen e dhunshme  të APJ, sëbashku me rezervistat dhe vullnetarët sërb në territorin kroat, në Baranja dhe Sllavoni Lindore. Në fund të vitit 1991, forcat serbo-ushtarake pushtuan me forcë gati një të tretën e territorit të Republikës së Kroacisë( Davorin Rudolf, Studimi: “Krijimi i shtetit kroat me 1991”, Kujtime ministrore, Zagreb, 2017, fq.353).

Gjithashtu, duhet të përmendet, rebelimi i serbëve dhe shpërthimi i konfliktit në komunat e Krajinës më 1990 dhe 1991. dhe të kujtohet i ashtuquejturi “Revolucioni i Ballvanëve”, pastaj “Pashkët e përgjakshme” në Plitvicë me 31  mars 1991, në të cilat ranë viktimat e para njerëzore.

                                                           Tragjedia e Vukovarit

Nga krimet e kryera në Kroaci, në veçanti , ngjarjet më tragjike kanë ndollë në Vukovar. Vlerësohet se në ato vite janë vra 1737 persona. Prej tyre kanë qenë  1350  persona civilë. Ndërsa,  2557 persona u plagosën. Po ashtu vlerësohet se 5000 persona kanë qenë të zënur rob dhe  me dhunë janë dërguar në kampe të përqendrimit sërbe( shumica e kampeve ishin në Sërbi).

Më në fund mund të konstatohet se sërbët e kanë në gjene luftën për pushtimin e territoreve të huaja dhe për formimin e “Serbisë së Madhe”. Në lidhje me atë, historiania e njohur serbe, Llatinka Peroviq thotë: Sërbët për 125 vite, për çdo 14 vite kanë luftua për pushtimin e territoreve të huaja. Tani  modelet e tilla politike kishte me u dashtur me iu ardhë fundi, por jo. Ajo varet prej mentalitetit sërb. Ndërsa mentalitet sërb shumë vështirë ndërron. Prandaj, në atë aspekt është pyetje  e madhe a kanë shërim.  

By admini