Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu pranoi ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Mal të ZI, SHT Gregor Presker. Ka falenderuar Slloveninë mike për mbështetjen e vazhdueshme Malit e Zi në rrugën e tij euroatlantike .
Temë e bisedimit ishin edhe zgjedhjet parlamentare, për të cilat nënkryetari Nimanbegu tha se do të zhvillohen në një atmosferë të mirë dhe se do të rezultojnë me vazhdimin e politikës euroatlantike në Mal të Zi. Sa i përket pjesëmarrjes, ai shprehi qëndrimin e vet se do të marrë pjesë e tërë opozita.
Në bisedë të hapur dhe miqësore, nënkryetari Nimanbegu e njoftoi ambasadorin me sfidat e shoqërisë malaziase dhe vlerësoi se perspektiva jonë eutroatlantike është e pakontestueshme. Ambasadorin Presker e interesuan edhe sfidat e komunitetit shqiptar në Mal të Zi. Nënkryetari Numanbegu e njoftoi me dispozitat ligjore në fushën e legjislativit zgjedhor, duke vlerësuar se është i pakënaqur me to, e si përfaqësues i vetëm legjitim i shqiptarëve në Kuvendin e Malit të Zi vazhdimisht ka provuar të veprojë me amendamente në përmirësimin e këtyre dispozitave, por nuk hasi në mbështetje të partzive tjera.
Nënkryetari Nimanbegu dhe ambasadori Preskar janë dakorduar se BE duhet të ketë qëndrim më agjil ndaj Ballkanit Perëndimor dhe ndaj qëndrimit të tyre të shprehur drejt integrimeve evropiane.
Në fund bashkëbiseduesit kanë cekur edhe mundësinë e një bashkëpunimit ekonomik, në veçanti në fushën e turizmit dhe ruajtjes së mjedisit jetësor, ku shohin interes të përbashkët të të dy shteteve mike.