Në prag të zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi edhe subjektet politike shqiptare kanë filluar përgaditjen pëe mënyren se si do të paraqiten në këtë zgjedhje.
Kryetari i Levizja Qytetare Perspektiva z. Amir Hollaj sot ka dërguar dy shkresa në të cilat kërkon që subjektet politike shqiptare të dalin me një listë. Njërën shkresë e ka dërguar në adresë të kryetarit të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, z. Faik Nika, të cilit i kërkon që të therras sa më shpejt në takim të gjitha subjektet politike shqiptare në mënyrë që subjektet shqiptare të dalin në një listë të përbashkët.
Shkresën e dytë, në emër të Levizjes Perspektiva z. Hollaj ju ka dërgu të gjitha subjekteve politike.
Më poshtë mund ti lexoni të plota të dy shkresat.
SHKRESË KËSHILLIT KOMBËTAR TË SHQIPTARËVE
Kryetarit z.Faik Nika
I nderuar z. Nika,
Në këtë kohë pandemije të shkaktuar nga virusi COVID-19 , shpresojmë dhe urojmë të jeni mirë të gjithë.
Që në fillim ju shprehim qendrimin tonë të qartë dhe shumë të vendosur që në zgjedhjet e radhës Parlamentare në Malin e Zi që janë caktuar të mbahen me 30.08.2020, unë dhe kryesia e Lëvizjes Qytetare Perspektiva jemi unik që Ne si subjekte nacionale shqiptare duhet të jemi unik dhe të dalim me vetëm një listë zgjedhore e cila garanton sukses dhe sjell përfaqësimin ma të madh tonin në Parlamentin e Malit të Zi.
Presim nga Ju që kjo shkresë e juaja mos të mbesë vetëm shkresë dhe deklarim për bashkim dhe unifikim, por të veproni në këtë drejtim me thirjen e nje takimi urgjent me të gjithë spektrin e politikës shqipëtare në Mal të Zi, në të njejtin nivel si takimit në Tiranë me Ministrin Cakaj.
Shpresojm se nuk do e vononi këtë takim sepse çdo ditë e humbur shkon në disfavorin e kësai iniciative.
Me respekte,
Levizja Qytetare Perspektiva
Amir Hollaj
Shkrese subjekteve spolitike shqiptare dhe ambasadorit të Shqipërisë në Mal të Zi
Të nderuar,
Në këtë kohë pandemije të shkaktuar nga virusi COVID-19 , shpresojmë dhe urojmë të jeni mirë të gjithë.
Që në fillim ju shprehim qendrimin tonë të qartë dhe shumë të vendosur që në zgjedhjet e radhës Parlamentare në Malin e Zi që janë caktuar të mbahen me 30.08.2020, unë dhe kryesia e Lëvizjes Qytetare Perspektiva jemi unik që Ne si subjekte nacionale shqiptare duhet të jemi unik dhe të dalim me vetëm një listë zgjedhore e cila garanton sukses dhe sjell përfaqësimin ma të madh tonin në Parlamentin e Malit të Zi.
Presim dhe insistojm që Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve i cili na është drejtu përmes një shkrese që kjo shkresën që kan dërguar mos të mbesë vetëm shkresë dhe deklarim për bashkim dhe unifikim, por të veproj në këtë drejtim me thirjen e një takimi urgjent me të gjithë spektrin politikë shqipëtar në Mal të Zi, në të njejtin nivel si takimit në Tiranë me Ministrin Cakaj.
Shpresojm se Kryetari z.Nika nuk do vonoj me thirjen e këti takimi, sepse çdo ditë e humbur shkon në disfavorin e kësaj iniciative.
Me respekte,
Levizja Qytetare Perspektiva
Amir Hollaj
—————————-
Dërguar: – PD,
– LD në MZ,
– UDSH,
– FORCES
– ASH
– LDSH
– Ambasadorit të Shqiperis në Malin e Zi z. Ridi Kurtezi