Ilustrim: Katërkolla sot

76 VJETORI I KONGRESIT TË KATERKOLLËS PËR MBROJTJEN E KUFIJVE TË TOKAVE SHQIPTARE

Nga Haxhi Zeneli

Në këtë 76 vjetor do ishte mirë që së paku ti rikujtojmë ata burra të vendit tonë që rezistuan ndaj sllavo/komunistëve. Sikurse ende egziston një frigë për ti rikujtuar këto viktima që i shkaktuan shovenistët sllavo/komunistë.

Ende për shumicën e anamalsëve nuk janë të njohura sakrificat e disa patriotëve shqiptarë të këtyre anëve të cilët ranë heroikisht në mbrojtjen e trojeve shqiptare. Përkundrazi këto patriotë u njollosën nga sistemi komunist dhe u shpallën si anti-jugosllav dhe anti komunist.

Pas mbajtjes së Kongresit të Katerkollës, me 11 Qeshor të vitit 1944, i cili kishte për qëllim mbrojtjen e tokave shqiptare nga bandat çetnike komuniste jugosllave, nga ata që quanin vetën”partizan”, që pas luftës na shitnin për 50 vite parollën e rrejshëme “Vëllazërim Bashkim”.

Në Kongresin e Katerkollës morën pjesë shumë patriotë shqiptarë nga të gjitha vendbanimet e Anës Malit, Krajës, Ulqinit, Tivarit etj, që vinin po këtë ditë të 9 qershorit dhe betoheshin në flamur për të mbrojtur vendin e tyre.

Deputeti i Ulqinit të asaj kohe Cafo Beg Ulqini mbajti një fjalim në qendër të Katerkollës (Ana Malit), ku në mes tjerash tha se: “është rrezik që Mali Zi dhe komunistët jugosllavë do të hakmerren dhe do të aneksojnë përsëri tokat shqiptare që gjatë kohës së luftës së Dytë Botërore, Ulqini me rrethe ishin bashkangjitur Shqipërisë…”

Kongresi i Katerkollës zgjati një ditë dhe ishte i përbërë nga dy seanca.
1.Në seancën e parë u bënë dhe u aprovuan dokumentet e Kongrsit për Mbrojtjen e Tokave Shqiptare.
2.Në seancën e dytë u zgjodhën organet e kongresit. Kongrsi zgjodhi komitetin e përgjithshëm prej 11 antarësh. Qendra e komitetit ishte Ulqini dhe si kryetar u zgjodh Cafo Beg Ulqini.

Komiteti i komunave kishte nga 3 antarë. Konkluzat e kongresit filluan të zbatohën që nga ai moment.
Popullata qe mori pjesë në këtë kongres brënda ditësh grumbulluan 100.000 franga shqiptare të cilat u mblodhën për formimin e njësive ushtarake nga vullnetarët shqiptarë.

Në vitin 1944 për këtë ngjarëje ka shkruar edhe Dr.Gjuro Vujoviqi, ku në mes të tjerash thotë se: “këto njësi ushtarake të vullnetarëve u formun për të ruajtur kufijtë nga çetnikët dhe partizanet malazez”. (Cafa Beg Ulqinit,faqa,159.Fahri Buçinca).

Ulqini me rrethe përsëri i kalohën Malit të Zi (Jugosllavisë) pas mbarimit të luftës së Dytë Botërore.
Disa nga të dënuarit dhe të pushkatuarit anamalas nga Çetnikët Komunist Jugosllav 1941-45 që nuk është guxuar të përmenden nga sistemi Jugosllavo/komunist dhe u lënë në harresë!
1. Merush Halil Omeri, nga Krytha, Ana e Malit, luftoi kundra komunistëve,udhëzoje të gjithë shokët për ti shpëtur te dalin nga shpella ku ai ishte ngujuar dhe ai aty ra heroikisht.
2. Daut Shaban Veliqi nga fshati Millë, Ana e Malit, pas kapjes nga malazezët e udhezuan ti tregoje shokët e ti, por ai nuk tregojë dhe pastaj e çuan deri në kufi të Shqipërisë me pretekst se ka dashur të kalojë kufirin, aty e pushkatuan.
3. Ali Veli Ibroçi, nga fshati Kaliman, Ana e Malit, i cili luftoi per mbrojtjen e tokave shqiptare, ishte ne krahun e gjermanve, e pushkatuan në Cetinë.
4. Osman Shaban Suka nga fshati Krythë, Ana e Malit, ishte në njësitin e Hasan Isufit, komunistët malazezë e likuiduan në Katerkollë.
5. Haxhi Ali Çobaj nga fshati Krythë, Ana e Malit, për shkak se babai i tij ka qenë me njësitin e Hasanit, malazezët e kapen dhe e pushkatuan.
6. Ali Beqir Bajram Seferi nga fshati Krythë, Ana e Malit, është dënuar me burg dërguar në Cetinë si nacionalist dhe në vitin 1946 është pushkatuar në vendin Bjellashka Papretka.
7. Rrusto Halil Sala(Kulla) nga fshati Krythë, Ana e Malit në moshën 20 vjeçare e vranë partizanët në vitin 1945 sepse ka strehuar Cafo Beg Ulqinin.
8. Nel Çapriqi,Krythë, Ana e Malit,i dënuar me pushkatim por shpëtojë.
9. Musa Dabi nga fshati Bojk i cili u dënua me burg, ishte bashkluftar i Cafo Begut.
Dhe shumë familje shqiptare të tjera nga fshatrat e Anës Malit u malltretuan dhe u burgosën sepse mbështetnin luftarët e lirisë për bashkimin e trojeve me Shqipërinë.
10.Tahir Çapriqi nga Krytha,Ana e Malit, ishte edhe kryetar i komunës në Katerkollë.

Për mos të harruar as gratë e këtyre trevave të Anës Malit, Krajës, Ulqinit, Shtojit,Zogajsh etj, të cilat kanë mbajtur me bukë luftarët e lirisë duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm të cilat jo vetëm që mbajtën me bukë por dhe i strehuan. Për këtë ata edhe u maltretuan në mënyrën më çnjerëzore nga komunistët. Per mbledhjen e fondeve më vonë u kapën nga UDB-ja Xhemal Ramja, Gjon Zef Ivanaj, Kolë Marash Zefi, të cilët u dënuan me burg. Ky i fundit u maltretua në burg i cili vdiq.

Pushkatimet pa gjygj i patrioteve shqiptarë nga komunistët çetniko jugosllav për të ju dhënë shembull popullatës dhe ti frigësojnë. Këta dënohëshin si “armiqët e popullit”, të cilët kishin dhënë besën në Kongresin e Katërkollës se do ti mbrojnë tokat e tyre deri në vdekje, siç ishin: Hodo Alibegu, Cen Lamoja, Zydi Fici, Memin Resulbegu, Kol Zef Marashi, Vasë Filip Mirdita, Zeqir Brahim Zeqiri, Ali Beqir Bajrami, Lek Mac Kola, Vuk Pjeter Vuka Malaj, Rafo Gorana, Hafiz Hasan Lunji, domë Nikollë Tusha, Rifat Alibegu dhe shumë të tjerë.
-Referenca nga libri i Cafo Beg Ulqinit,faqa,207,(Fahri Buçinca).


Qershor, 2020



By admini