mile djukanovicE përditshmja malazeze Dan ka mësuar se kryeministri i Malit të Zi ditën e hënë ka takuar kryetarin e Forcës Nazif Cungun, atë të UDSH-së Mehmet Zenkën dhe deputetin e Alternativës shqiptare Nik Gjeloshajn.

Nga i njëjti burim nuk mësohet nëse në bisedime me kryeministrin Gjukanoviq ka qene edhe kryetari i Partisë Demokratike Fatmir Gjeka.

Mësohet se temat kryesore të takimit ishin përfaqësim më i madh i shqiptarëve në organet e administratës publike, formimi i komunës së plotë të  Tuzit, decentralizimi dhe përmirësimi i gjendjes ekonomike dhe sociale të qytetarëve shqiptarë në Mal të Zi.

By admini

2 thoughts on “Gjukanoviqi takon Cungun, Zenkën dhe Gjeloshajn por jo edhe Gjekën?”
  1. Lideret shqiptare me pase pak ndershmeri dhe Atdhetarizem, kishin me kerkuar qe shqiptarvet nen Malin e Zi regjimi malazez t’ua plotsoje te gjitha kerkesat dhe te drejtat qe u mungojn shqiptarve, dhe atehere me dhane pelqimin per antarsimin ne NATO. Pa i plotsuar kushtet shqiptarvet, ata nuk duhet me dhane pelqimin per antarsim ne NATO. Nese lideret e japin pelqimin pa plotsuar kushtet do e perforcojn dhe do e vulosin diskriminimin e madh te shqiptarvet.

  2. Keta nuk jane perfaqesuas. Keta jane sherbetore. Keni kujdes ne votat e ardheshme.

Comments are closed.