Komuna-UlqinKryetari i Komunës Z.Fatmir Gjeka u takua me Kryepriftin e Kishës ortodokse në Ulqin z. Radoica Bozhoviq.

Në një takim të hapur dhe miqësor u prekën një sërë cështjesh të rëndësishme për pjëstarët e ketij besimi dhe besimeve të tjera në komunën tonë dhe u paralajmërun hapa konkret. Në takim u tha që Komuna do të vë sa më parë në funksion të besimeve kapelën, ndërkohë që për mirëmbajtjen, funksionin dhe kontrollin e saj do të përkujdeset ndërmarrja për veprimtari komunale, njofton shërbimi për informim i kryetarit të komunës së Ulqinit.

Përfaqësuesit e kishës ortodokse folën edhe për një objekt të ngjashëm i cili pritet të ndërtohet në kuadër të kishës e për të cilin ekziston projekti përkatës
Kryetari Gjeka tha që Komuna është e gatshme që të lirojë nga taksat komunale objektin në fjalë dhe të ndihmojë brënda mundësive me material ndërtimorë.
Krahas kësaj u prekën edhe cështje të tjera me inters të përgjithshëm.

Takimet me krerët fetarë, tashmë janë gjithnjë e më të shpeshta dhe Komuna e Ulqinit ka mbështetur aktivitetet e komuniteteve fetare

By admini