kryetari-kuvendit-haxhibeti-perfaqesues-te-bashkesive-lokaleSot në  zyrën  e  Kryetarit  të  Kuvendit  të  Komunës  së  Ulqinit  Fuad Haxhibeti  ishinë  në  takim  përfaqsuesit  e  Bashkësisë  lokale  të  Darzës , Sukubinës, Zogajve  dhe  Brajshës.

Takimet  kishin  për  qëllim  njohjen, mundësit  e  bashkëpunimit ,  procedurat  e  hapjes  së  xhirollogarive  të  Bashkësive  lokale  si  dhe  problemet  aktuale  në  këto  zona  të  Komunës  së Ulqinit.

Në  mbledhje  ishin  prezent sekretarja   e  Kuvendit  Komunal  Behixhe  Kapllanbegu , Sekretari  për  administratë  dhe  veprimtari  shoqërore  Ahmet Aloshi  dhe  juristat  Hilmi  Kovaçi, Ibrahim  Lleshi dhe Gjergj  Pepgjonoviq.

Në  mbledhjen me  Bashkësinë  lokale  të  Darzës  morën  pjesë kryetari  i  Bashkësisë  Lokale  të   Darzës  Dragan Nikoliq , sekretari  Gjovalin  Shkreli  dhe  antari  i  kryesisë  Zlatko  Popoviq, transmeton faqja në internet e komunës së Ulqinit.

Në  mbledhjen  me  Bashkësinë  lokale  të  Sukubinës  ishin  prezent  kryetari  i  Bashkësisë  lokale  Dritan  Kurti, sekretari Granit  Ujkasheviq  dhe  anëtarët  e  kryesisë  Ramo  Ujkashi, Kadri  Mustafa, Shefqet  Lucoviq  dhe  Sokol  Draga .

Në mbledhjen më Bashkësinë Lokale Zogaj ishin prezent kryetari Ramazan Peroviq , sekretari Elvir zeçeviq dhe antarët e kryesisë Mirsad Ibroçeviq , Nail Seljmanoviq dhe Ramazan Kolenoviq.

Në mbledhjen më Bashkësinë Lokale Brajshë ishin prezent kryetari Beqir Selimi, dhe antarët e kryesisë Rexhep Veliq , Mehmet Lukoviq, Selim Kallaboviq, Shaban Kasneci dhe Daut Ceka.

Në ditët në vazhdim do mbahen mledhje më Bashkësitë Lokale të cilat janë në funksion dhe janë të formuara më herët.

By admini