Fatmir-gjekaNuk ka asnjë arsye serioze për pakënaqësi rreth bashkëpunimit me organet shtetërore të Malit të Zi dhe nuk e kam të qartë prej nga spekulimet në opinion rreth gjithë kësaj, kështu është shprehur kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka rreth marrëdhënieve të qeverisë lokale dhe shtetërore.
“Përvoja ime deri tani nga pozicioni që kam konfirmon faktin se ne i kemi dyert gjërë të hapura te kabineti dhe kryeministri dhe të të gjitha ministritë, por edhe te organeve të tjera qeveritare dhe institucione dhe në këtë drejtim, unë jam absolutisht i kënaqur. Fjala bie, kur gjatë vitit të kaluar ishin në  krizën më të rëndë në 25 vitet e fundit të shkaktuar nga detyrimi për të paguar në bazë të një vendimi gjyqësor, dhe që llogaria bankare e jona ishte e bllokuar për gati dy muaj, qeveria ka miratuar mundësinë e marrjes së kredisë në Atlas Bank dhe në këtë mënyrë kemi shmangur falimentimin faktik”, ka deklaruar Gjeka për të përditshmen Pobjeda.

Por sipas tij, partia që ai përfaqëson ka obligim që publikisht të insistojë në përfaqësim sa më të madh të shqiptarëve në të gjitha fushat si në drejtësi, arsim dhe edukim, siguri dhe shërbime tjera.
”‘’Disa fakte janë me të vertet absurde. Për shembull, sipas të dhënave tona më shumë ka shqiptarë nga Ulqini në policinë e Nju Jorkut se sa ka në atë të Ulqinit”’’, ka shtuar Gjeka.

By admini

One thought on “Gjeka i (pa)kënaqur me bashkëpunimin me qeverinë qendrore – Më shumë ulqinakë në policinë e Nju Jorkut se në atë të Ulqinit”
  1. Nuk paska ndryshue puna si tash ma se 40 vjete. Atehere kemi pas Dautin, Mirashin (Rishin) dhe Vehbin si milic (polic). Dauti qendronte te pompa e benzines, me vasoviqin, dhe i maltretonte vozitesit (ma se shumti) shqiptar. 10 here ne dite nese ke kalue kah pompa 10 here te kane ndalue.

Comments are closed.