Ulqini nga datat 13 deri 18 prill do të jetë nikoqir i turneut Fed Cup i cili do të mbahet për herë të dytë në qytetin tonë.
Turneu është bashkëorganizim i Federatës së tenisit të Malit të Zi me klubin Bellevue nga qyteti i Ulqinit.
Siç mësohet nga KT Bellevue, pritet që në këtë turne të marrë pjesë edhe ish tenistja më e mirë e botës, momentalish e 5-ta, Caroline Wozniacki.