Ministrat-e-rinjKuvendi i Malit të Zi me propozimin e kryeministrit Millo Gjukanoviq ka zgjedh ditën e merkurë pesë ministra të ri në Qeverinë e Malit të Zi.

Gjukanoviq për vendet e zbrazëta ministrore në ministrinë e shëndetësisë, të arsimit, drejtësisë, kulturës dhe punës dhe kujdesit social  kishte propozuar Budimir Shegert, Predrag Boshkoviq, Zoran Pazhin, Pavle Goranoviq dhe Zorica Kovaçeviq. Kuvendi njëkohësisht ka shkarkuar nga funksioni ministrin e deritashëm të drejtësisë Dushko Markoviq, i cili mbetet të ushtrojë funksionin e nënkryetarit të qeverisë. Para votimit deputetet debatuan për këto propozime, transmeton rtcg.

Deputeti i PSD Borisllav Banoviq nga ministrat e ri pret të kthejnë besimin në institucione në të cilat do të zgjedhën ndërsa Darko Pajoviq konsideron se emërimet e reja paraqesin vazhdimësinë e qeverisë e cila nuk ka zgjedhur asnjë problem ekzistencial për qytetarët. Pothuajse të gjithë deputetet e opozitës i kritikuan propozimet e reja duke theksuar se ndryshmet personale nuk do të sjellin asgjë të mirë në punën e dobët të qeverisë.

Pas debatit, kryeministri Gjukanoviq ka theksuar se preokupim kyç i kësaj  por edhe i secilës qeveri të ardhshme është se si të  arrihet rritje ekonomike dhe të krijohen parakushte për një standardë më të lartë të qytetarëve.

Për ministrat e ri votuan deputetet e koalicionit në pushtet, PDS dhe PSD, të Partisë Boshnjake, Partisë Liberale, Alternativës Qytetare Kroate dhe deputetet e partive shqiptare, ndërsa ministren Kovaçeviq e përkrahen edhe deputetet e opozitës.

By admini

3 thoughts on “Deputetet shqiptarë votuan ministrat e rinj në kabinetin e Gjukanoviqit”
  1. E keta Sokol Baca jane krenaria jone. Lume Milloja per ta. Ato perjetojne “orgazëm ” vetëm mu taku me te madhin millo.

Comments are closed.