A duhet ruajtur Pylli i pishave, mushkëritë e qytetit, nga betonizimi?, kjo ishte pyetja e një sondazhi online me vizitoret e faqes Ulqini Online në rrjetin social facebook.
Në sondazhin me pyetjen e mësipërme morën pjesë 832 qytetarë të cilët votuan si më poshtë:
94% e tyre apo 778 qytetarë ishin të mendimit Pylli i pishave, mushëritë e qytetit, duhet ruajtur nga betonizimi;
6% apo 54 qytetarë mendonin të kundërtën.
Komuna e Ulqinit po kalon një ndër krizat më të mëdha financiare të saja. E gjitha kjo vjen pas bllokimit të xhirollogarisë pas humbjes së rastit të njohur si K1 dhe borxhit për këtë rast ndaj kompanisë Rekreaturs. Ky borxh kalon shifrën prej 6 milion euro, përafësisht sa është buxheti i Komunës së Ulqinit për një vit.