Ilustrim

Shkruan: Ali Gjeçbritaj

PËRFAQËSIMI I KULTURËS SHQIPTARE  NË TEKSTET MËSIMORE NË CIKLIN E PARË DHE TË DYTË (kl. I-V) TË SHKOLLËS NË GJUHËN SHQIPE NË MAL TË ZI
Tekstet mësimore dhe mjetet e tjera mësimore përpilohen/zhvillohen me qëllim të lehtësimit të procesit mësimor (procesit të nxënies dhe mësimdhënies). Tradicionalisht, tekstet mësimore janë konsideruar si burimi më i rëndësishëm i nxënies. Kjo ishte në radhë të parë pasojë e faktit se procesi mësimor përqendrohej në zotërimin e informacioneve të parapërgatitura të paraqitura në një tekst mësimor dhe se nga nxënësit kërkohej vetëm të mbanin mend dhe të riprodhonin një korpus njohurish të paracaktuara të inkorporuara në tekstin e mësimeve të ndryshme.

Edhe pse me kalimin e kohës  u hap një epokë e re e të ashtuquajturave mjete audio-vizuale të mësimdhënies (kur mësimi filloi të jepej nëpërmjet imazheve dhe tingujve nga televizioni, radioja, projektorët etj. në vend se, si tradicionalisht, nëpërmjet stimulimit gojor), tekstet mësimore mbetën mjeti kryesor i procesit mësimor, për shkak të disa përparësive që kanë ato. Tekstet mësimore janë relativisht të lira, (por për kushtet tona nuk mun të thuhet nga se për të furnizuar një nxënës me mjete dhe tekste mësimore duhet ndarë një shumë mjetesh të konsiderueshme të buxhetit familjar)  dhe janë sende që qëndrojnë gjatë, kështu që mund të përdorën ekonomikisht nga disa breza nxënësish. Ato u ofrojnë mësuesve, prindërve dhe nxënësve një referencë transparente se çfarë do të duhej të dinë nxënësit dhe çfarë do të duhej të jenë në gjendje të bëjnë. Tekstet mësimore e bëjnë më të lehtë përgatitjen e mësuesve për procesin mësimor, e po ashtu orijentojnë procesin e çmuarjes dhe të vlerësimit.

Por tekstet mësimore kanë po ashtu të meta: ato mund të paraqesin një ligjëratë pedagogjike tashmë të parapërgatitur dhe të ngurtë, në të cilën ka fare pak vend për një qasje vetjake krijuese në procesin e nxënies. Ligjërata e tekstit mësimor mund të përmbajë ngandonjëherë perspektiva ideologjike, pikëpamje të njëanshme, informacione të vjetruara, po që kërkohen nga nxënësit meqë “ato janë në libër”. Ngandonjëherë teksteve mësimore u mungon qasja didaktike, dhe në këtë rast ato s’janë veçse një mori “akademike” të dhënash e konceptesh faktike. Ato mund të jenë të mbingarkuara, të vështira për t’u kuptuar dhe jo tërheqëse si nxitje për mësim.

Në dhjetëvjeçarit e fundit është bërë një ndryshim me rëndësi sa i përket aspektit pedagogjik të hartimit të teksteve mësimore: ato janë gjithnjë e më shumë të orientuara  tek nxënësi e nxënia, për dallim nga tekstet mësimore të mëparshme, që kanë qenë të orientuara më shumë tek mësimdhënia e lënda mësimore.

Megjithate sa u përket teksteve mësimore që janë në përdorim në shkollat ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe në Mal të Zi lë për të dëshiruar. Ne,  mësimdhënësit, mësues e arsimtarë që jemi për ditë në kontakt me këto tekste dhe që ofrojmë bashkë ma ta njohuri të reja brezit të ri hasim në vështirësi të mëdha gjatë mësimdhënies e në të njëjtën kohë edhe nxënësi gjatë përdorimit të këtyre teksteve në shumë raste hutohen,  të them ashtu me disa pjesë që hasën në tekstet aktuale  të shkollës shqipe. Autorët e teksteve mësimore, përkthyesit  dhe Enti për shkolla që njëherit është edhe botues në Podgoricë,  janë angazhuar në procesin e diferencimit të nxënies në mjetet mësimore në pajtim me ciklet shkollore, moshën e nxënësve dhe synimet e objektivat në proceset e ndryshme të nxënies. Në këtë mënyrë, është paraqit koncepti i ri i tekstit mësimor shumë më të afërt për nxënësit, bashkë me konceptin e udhëzuesve e doracakëve për mësues, librin e mësuesit, fletoreve të punës e doracakëve për nxënës dhe mjeteve të tjera mësimore ndihmëse, siç janë dosjet modulare për nxënës, prospektet, kompletet arsimore si mbështetje për punimin e projekteve, kompletet mësimore për të mbështetur metodologjitë ndërvepruese etj.

Unë në këtë drejtim kam bërë përpjekje, brenda mundësive të mia që sot këtu para këtij auditoriumi të nderuar të jap një mendim timin lidhur me përfaqësimin e kulturës shqiptare në tekstet shkollore që janë në përdorim në Mal të Zi në shkollat me mësim në gjuhën shqipe. Lidhur me këtë temë mjaftë të rëndsishme të shkollës tonë , të ruajtjës dhe kultivimit të gjuhës shqipe e të  kulturës shqipatre e në të njëjtën kohë pse jo dhe të trashigimisë kulturore e gjuhësore të popullit shqipatr në Malin e Zi, kam kosultua në rend të parë tekstet shkollore që janë në përdorim në dy ciklet e parë të shkollës fillore, botime shkencore, ese dhe shumë artikuj të shkruar e që krykëput  bëjnë fjalë për shkollë shqipe në Mal të Zi  dhe arsimimin e  brezit të ri në gjuhën amtare shqipe.

Tekstet mësimore të gjuhës amëtare të shkollës fillore me mësim në gjuhën shqipe në Mal të Zi janë të vetmit tekste që autorët janë shqiptarë, duke filluar nga Bahri Beci, Rrok Gjolaj, Pjetër Gjuravçaj, Haxhi Shabani, e Qamil Maraj.
1.    Duam duam posi nuk duam, libri i gjuhës amtare për klasën e parë, autor Bahri Beci
2.    Valle shkronjash dhe tingujsh, libri i gjuhës amtare për klasën e dytë, autor Bahri Beci
3.    Duam dhe mundemi, libri i gjuhës amtare për klasën e tretë, autor Rrok Gjolaj
4.    Valle fjalësh e fjalishë, libri i gramatikës, për klasën e tretë, autor Bahri Beci
5.    Agimi i bardhë, libër leximi për klasën e katërt, autor Pjetër Gjuravçaj
6.    Flasim dhe hartojmë gjuhën, libri i grmatikës për klasën e katërt, autor Bahri Beci
7.    Libri më bën të ditur, libër leximi për klasën e pestë, autor Qamil Marja, Haxhi Shabani
8.    Shija e të lexuarit, libri i lektyrës hskollore për klasën e pestë, Qamil Marja , Haxhi Shabani
9.    Flasim dhe hartojmë gjuhën, libri i gramatikës për klasën e pestë, autor Bahri Beci

Këta pra janë autorë të teksteve që janë në përdorim në këtë cikël. Ne klasën e parë nuk do të kisha për të thënë diçka. Në klasën e dytë si rast që duhet cekur është shpjegimi dhe shtjellimi i shkronjës “B” ku për ilustrim merret pjesa e leximit e cilla titullohet “NË BERANE, fq. 26 për të vazhduar në faqën 28 ku shtjellohet shkronja “T”  e ku pjesa e  leximi është titulluar “NË TIVAT”. Më tej në faqën 43 ku mësohet shkronja “Th” si shembull merret pjes e lximit me titull “KOLLASHINI”. Konsideroj se po të marrim parasysh moshën e nxënësit ( shtatë vjeç) si dhe parimin didaktik nga e afërta kah e largëta, ose nga e njohura kah e panjohura, BERANA, TIVATI, KOLLASHINI janë nocione të cilat nuk jan të pështatshëm për këtë moshë shkollore.. përpos këtyre lëshimeve ka edhe disa të tjera në flatorën e punës sidomos  ku takojmë shenime jo të drejta  të shkronjave të dorës të cilat mendoj unë nuk përputhën me rregullat e estetikës së shkrimit me shkronja dore të gjiuhës shqipe.

Sa i përket tekstit mësimor të klasës së tretë të gjuhës shqipe konsideroj se ai i plotëson nevojat e nxënsëve  duke patur përfaqësimin adekuat të kulturës etnike
Kur flasim për tekstet e gjuhës shqipe për klasën e katër duhet  kemi parasysh se këtu ku kemi gjithsej katër tekste mesimore ku ato ndahen në mësimin e gramatikës “ Flasim dhe hartojmë, njohim gjuhen “ dhe “Agimi i bardhë” si dhe “ Në krahët e nënës” , lektyrë shkollore. Marrë në tërsi tekstet janë përpiluar mirë, por sipas meje egziston një lëshim si bie fjala në tregimin me titull “ Në muzeun e Budvës”.

Kur bëhët fjalë për tekstet e gjuhës amtare për kl. e V-të,  nxënësi ka përpara katër tekste prej të cilëve “ Libri më bën të ditur” , libër leximi, “Shija e të lexuarit”, libri i lëktyrës shkollore, si dhe libri i mësimit të gjuhës “ Flasim dhe njohim gjuhën”. Përveç një lëshimi ku fjala është për shënimin e qytetit të Tivarit i cili duhet të shkruhet Tivar e jo Bar. Nuk e di si ka mund ti vidhet autorit ky emer.

Në lëndën e matematikës për kl. e parë libri titullohet “ Në botën e matematikës  ” , botuar me 2011 e që është përkthyer nga Biljana Gojçeviq në faqen 41 : “Lidhi sipas faqes me vijë numrat 6-11 dhe do të shohesh se çfarë presin Hana dhe Acoja”. Në vend që të përdoren dy emra te fëmijëve shqiptar për fat të keq përkthyesi i ka mbetur besnik origjinalit dhe nuk ka ndryshuar si bie fjala p.sh. Teuta dhe Agroni e kështu me radhë.

Në “Matematikën” 1. për kl. e dytë, botim i vitit 2012 përkthyer nga Zarija Brajoviq në faqen 12 dhe 13 “Ku janë sendet dhe qëniet rreth meje” përdoren emrat : Markoja , Maja, Petri, Katarina, Asimi, Natasha etj. Të njëjtit përseriten edhe në detyren nr. 5 në faqen 13. Në faqen 27 detyra 5: “Krahaso për nga lartësia” na paraqiten shtatë ilustrime me emrat: Jovana, Maja, Zorani, Hana, Asimi, Natasha, Markoja. Po në këtë faqe detyra 8. nxënësi duhet ti shkruaj si quhen femijët dhe si t’i ngjyrosë ato. Në faqen 56. përseriten të njëjtit emra , vazhdojnë të përseriten edhe në faqën 71. me ilustrimet.

“Në botë e matematikës “2. për kl. e dytë në faqen 22. ushtrime me mbledhje dhe zbritje: Loja “pikado” detyra 1. të njëjtit emra të nxënësve: Zorani, Milloshi, Ana, Markoja dhe Maja. Në faqen 24. na dalin Markoja dhe Asimi, në faqën 28. Maja dhe Zorani, në faqën 29. përseri na del përpara Markoja. Në njësinë mësimore “krahasimi i numrave deri në 100” faqa 45., detyra 6. “vereje diagramin me të cilin është paraqitur numri i viteve të Petrit , Zoranit, të Mihaillos dhe të Dushanit dhe përgjigju pyetjeve”. Në faqen 50. Markoja na del përpara edhe tek mbledhja dhe zbritja detyra 2, e se bashku me Markon janë edhe gjatësia e kërcimit të Mirkos, Asimit, Ivanit etj. ( detyra 3 ).
Edhe kursimet në 100 euro janë të Markos faqa 61. detyra 4.dhe 5. dhe Sanjes detyra nr. 6. Markon dhe Majen e të tjerë si këto nxënësit e shkollës shqipe i hasin edhe në faqet 62, 64, ndërsa në faqen 65: “Dushanin i cili e ka gjyshin 79 vjeç….”, kuptohet se përsëriten emrat Marko dhe Asimi, detyra nr. 6, detyra këto tekstuale. Dhe në fund në faqen 67. prap nuk na hiqet syshë Markoja i njëjti me Asimin dhe Majen nxënësi i takon ne detyren 8. në faqen 71. Dhe në fund në faqën 73. krahas tyre është edhe Hana detyra 4.
Teksti i matematikës për kl. e tretë”Matematika 1”, botuar me 2013 e përkthyer nga Zarija Brajoviq në faqen 71. dhe 72. të njësit Diagramet dhe Diagramet 2. janë emrat: Ena, Acoja, Hana, Llazari, Markoja, ndërsa në “Matematika 2”. botim ky i 2013 përkthyer nga Zarija Brajoviq në detyrat tekstuale emri Acoja haset në faqen 68 detyra 5, 7, 8, emri Markoja faqa 71, detyra tekstuale 7, faqa 87 detyra tekstuale 7 dhe 9 nxënësi hasë emrat Acoja dhe Llazari, në faqën 90. nga detyrat 1 deri në 6 hasen emrat Acoja, Hana, Llazari, Petri.
Matematika për kl. e katërt 1 dhe 2, botim i vitit 2008 përkthyer nga profesor doktor David Kalaj përsonalisht kisha propozuar që në matematikën 1. faqa 89. tabela Kotorr, Herceg Novi, Tivat do ishte udhës të zevendesohej me emrat e qyteteve Ulqin, Plavë, Tuz. Për të parën herë pas 3 vitesh në tekstin e matematikës nxënësit hasin një emer shqiptarë Alban – “babai i Albanit” faqa 90. Në faqen 94. detyra 11 tashti përkthyesi këtu përdori emrin Kujtim faqa 94. detyra 12. Në “Matematikën 2”perimetri i drejtëkëndëshit, faqa 42. është një gabim të P – për perimeter është shkruar gabimisht O , përseritet ky gabim teksnik edhe në faqën 44. të perimetri i katrorit. Është për lavdatë, mendoj unë që përkthyesi në faqen 93. përdorë emrat Arjani dhe Teuta.
“Hulumtojë mjesidin”,teksti i  lëndës Natyrë dhe shoqëri, përkthyes Danillo Brajoviq, viti i botimit 2011. Në faqen 9, “unë, ti”, përdoren emrat Stefani, Iva, Lejla, Aleksi, Milica, Lluka. Për 6 vjeçarët nxënës që mësimin e ndjekin në gjuhen shqipe këto emra paraqesin huti për këtë moshë.
“Hulumtoj mjedisin” për kl. e dytë përkthyes i së cilit është Zarija Brajoviq e botuar në Podgoricë ne vitin 2012 në faqën 5. të këtij teksti mësimor në njësinë mësimore “Përsëri në shkollë” janë Ana dhe Merkoja dhe po në këtë faqe unë do kisha ndryshuar për nxënësit shqiptarë fjalit : “Kam qënë në Tivat”, do kisha thënë: “Kam qënë në Tivar”, ose fjalinë “Unë kam qënë në koritën e Ivanit” do kisha propozuar “Unë kam qënë në Bjeshket e Nemuna”, po ashtu në fq 6. janë përdorur emrat Markoja, Ana, Stefani. Në fq 7. të profesionet është:
1.    Natasha është kameramane
2.    Zoja dirigjon korin
3.    Ivani është berber
4.    Davori është piktor dhe arkitekt
5.    Daniella është infermiere.
Emri Markoja edhe Ana hasen edhe ne fq 9,10,12. Në fq 14 “shokë e miq shkruan”:  Shokët e shoqet i japin kurajo Stefanit . Mësuese Lidija e mësuese Ana na ndihmojnë gjatë mësimit. Për të vazhduar në faqen 15. ku
1.    Xhaxha Radoja është komshiu ynë dhe fjalia tjeter .
2.    Në fqinjësitë e Milices ka ardhur e jeton Sanja. Pastaj
3.    Markoja dhe Angja janë shokë të ngushtë.
4.    Sllagjana luan shpesh me shokët.
5.    Gjyshi ka mësuar Markon të luaj fudboll.

Në fq 16. shkolla fillore Njegosh në Cetinë në fq. 18. Markoja ka bërë kuti për lapsa, në fq.20 Milica kujdeset për breshkën , në këtë faqe hasen edhe emrat Lejla dhe Aleksi. Nga fq .21. deri ne fq 32. përseriten më së shumti emratë Marko dhe Ana. Në faqen 33 : Stefani e Lejla shkojnë në shkollë me autobus. Në njesinë mësimore “Festojmë” mungon ilustrimi i festave të komuniteti musliman, faqa 46, ndërsa në fq 47, të njësia mësimore “Trupi im” na del përpara Nina, pastaj në Fletoren e punes për këtë klasë po të njëtit vit botimi dhe të njëjtit përkthyes në fq. 6 portretët e vizatuara të fëmijëve janë emruar Aleksi , Lejla, Markoja, Stefani, Milica, Ana, ndërsa në fq 14. kemi mbiemrat krahas të tjerëve edhe Filipoviq, Jabllan, Dervanoviq, Iliq. Emri, Ana dominon në këtë tekst.
Teksti i nxënësit “Hulumtoj mjedisin 3”, botim i vitit 2012 e përkthyer nga Zarija Brajoviq nis me njësinë mesimore “Pas pushimeve” ku përseri na del përpara Filipi dhe Ana. Ana haset edhe në faqën 6. Siç po shihet Ana është shoqe e klasës në të gjithë ciklin e parë. Në faqen 9. në këtë tekst është fjalia:
1.    Dejan Radonjiq është trajner i klubit të basketbollit “ Buduqnost” faqa 9. Kjo është e pa qëndrushme nga se trajnerët  e klubeve ndërrohen shpesh.
2.    Ana dhe vllau i saj Millani fq. 13,
3.    Unë dhe Brankoja shënonim më shumë gola fq. 14.
4.    Çfarë pune bënë Jovani. fq. 16.
5.    Gjyshi Milloje është pensionist. fq. 17.
6.    Edhe Jovani ka hobin e vetë po ashtu fq. 17.
7.    Markos i pelqejnë librat.  fq, 18.
8.    Prindërit e Milicës janë rrobaqepës. fq. 23.
9.    Në ndertetesen e Teodores jeton gjyshi Vojo. fq. 24.
10.     Gjyshi i Llukes jeton në fshat. fq. 30.
11.    Tamara ka marrë qenin. fq. 31.

Biblioteka Danillovgradit fq. 35. Jelena do t’i kaloj këtë vit pshimet tek ne në Podgoricë, fq. 35. Aleksi shkon në stërvitje, fq. 40. Në portin e Barit ankerohen anije, fq.  41. Në harten e Malit e Zi, në faqën e 75. Tivari është shenuar Bar, e njëjta gjë përseritet edhe në faqën 72 në Fletorën se punës ku po ashtu Tivari shenohet në hartë, Bar. Edhe në këtë tekst, botim po ashtu i vitit 2012 ,  përkthyer nga Zarija Brajoviq në fq. 18 përseritën emrat: Zoja, Davori, Ivani, Daniella, Natasha, ndërsa në fq. 32 Nikolla e Lejla.
Në Fletorën e punës në hartën e Malit të Zi edhe këtu për  Tivarin thuhet,  Bar, faqa  56. Në faqën 98. gadishulli në liqenin e Shkodrës që e ka emrin Gorica e plakut, është shkruar Starçevo Këto janë disa nga verejtjet e mia lidhur me këta tekste mësimore.
Në lëndën:  Dituri shoqërie për klasën e katërt dhe të pestë ku përkthyes është Dimitrov Popoviq, botim i vitit 2008 e botues  Enti për shkolla në Podgoricë verejtjet e mija janë këto:
Në këta tekste mësimor p.sh. në klasën e katërt  në faqën 6 Familja, është paraqitur familja me veshje malazeze, nipi me kësul kombëtare malazeze dhe gjyshja me xhmadan të veshjes  malazeze ndërsa në faqën 18, Familja në të kaluerën, shihet ilustrimi, Shtëpia malazeze dikur, “Përshkruaj pamjën e shtëpisë”. Në të njëjtën faqe fotografia nr. 2 :Malazezët dhe malazezet duke zbritur në Kotor. Në faqën 29. Shtëpitë dikur në fotografi është paraqitur fshati Godinje, fshat afër liqenit të Shkodrës, në Cermnicë. Shqiparët këtë toponim e quaj Gadejë apo Gadenjë.
Në faqën 45,  Shkolla dikur: në foton nr. 2 shkruan “Në të kaluarën e largët, arsimi në të kaluarën ka mundur të arrihet në shkolla manastire, ( fotografia na tregon një prift ortodoks duke mësuar fëmijët në manastirin ortodoks). Në këtë tekst  në faqën 71. në hartën e Malit të Zi hasët përsëri toponimi Tivar, Bar dhe Mali i Zi kufizohet me Kosovën e Metohinë
Përkthyese është Biljana Gojçeviq, botim i vitit 2009
Në tekstin për klasë të pestë si edhe në ate paraprak nxënësi që në faqën 6, në Hartën e Malit të Zi për Tivar shkruan Bar, Kosovë e Metohi. Në faqën 11: Çfarë i lidh banorët e të njëjtës komunë, kemi Bar, Bari i Vjetër, Bobovishtë për Bobosht (fshat në Krajë, v.j.), Harta e komunës së Barit, ndërsa në fqën 18 Marina e Barit, shkolla e mesme bujqësore e Barit, për të vazhduar në faqën 32 ku hasim: E kaluara e Barit, faqa33, Bari sot. Në faqën 41 :Ç’është harta gjeografike, harata e Malit të Zi është në gjuhën malazeze, më mirë më thënë në gjuhën serbe nga se është e përcjellur nga tekset e mëhërëshme. Emri i qytetit të Tivarit në këtë tekst gjëndet në faqët: 42, 64,… Bari i vjetër hast poashtu në faqën 42, në faqën 52 është valle popullore malazeze e nuk ka ilustrim i vallës shqipatre. Në faqën 60: Mali i Zi, prap na del kufizimi Kosovë e Metohi e njejta përsëritet në hartë edhe në faqën 64 etj.
Sa i përket kulturës muzikore nuk ka nevojë të flitet nga se pothuaj i gjithë materiali i përfshirë në tekstin e kulturës muzikaore nuk është në pajtueshmëri me kërkesat e kohës , me moshën dhe me parimet metodiko-didaktike të  lëndës e sidomos në cilkin e parë të shkollës ku mësimi zhvillohet në gjuhëne shqipe. Mësimdhënsit e shkollave këtë e kanë më së të qaratë dhe ua kanë berë me dije edhe kompetentëve se këto tekste nuk janë aspak në përputhshëmri me ruajtjën identitetit kombëtar të shqiptarëve, përkundrazi bien ndesh me të gjitha proklamatat e shtetit të Malit të Zi lidhur me barazinë kombëtare. Komentet lidhur me këtë janë të tepërta.
Kjo kumtesë u mbajt në Ulqin ,organizuar nga Këshilli Kombëtar i shqiptarëve në Malin e Zi, mbajtur më datën 14 – 15. 06. 2014

Projekti ”Të lexojmë shqip” është përkrahur nga Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave në Mal të Zi.

By admini