
Nga Haxhi Zeneli
Aspiratat e shqiptarëve për të jetuar të gjithë si një komb i bashkuar ka egzistuar që prej kohësh,por siç duket kjo ide sot ende ka dilema,si nga vetë shqiptarët,nga fqinjët e tyre,por edhe nga Europa.
Disa nga politikanet kanë thënë :”se s’ka ndryshime të kufijëve”,por sipas gjëndjes reale në teren,nuk ka gjasa që të mos ketë ndryshime në një të ardhëme jo shumë të largët.
Një gjeostrategji të re për Europën dhe Ballkanin,na jep edhe analisti amerikan,George Friedman,ku nëse e analizojmë me logjikë situatën atje,mund të thuhët se”fushat për destabilizim të rajonit të Ballkanit egzistojnë më shumë se asnjëherë,sepse urrejtëja ndëretnike të këtyre popujve po thuajse s’ka ndryshuar,dhe ka tejkaluar çdo kufi”.
Kemi dëgjuar shpesh herë shqiptarët duke thënë se:”ky është shekulli i ynë”.Por në të vërtetë ata nuk bëjnë asgjë për ta vertetuar këtë tezë.Përkundrazi partit politike janë zënë në mes veti dhe kanë harruar vendin dhe popullin e tyre.Edhe pse shekulli 21′,për shqiptarët ka ndryshuar për të mirë,por siç duket udhëheqësit shqiptarë janë vërbuar nga interesat e tyre individuale dhe partiake,që medeomos duan të marrin apo rrinë në pushtet.
Përkundër asajë që Rusia po mundohët të luaj politikat e veta në Europë,mendohët se nuk do të mbetët faktor i skenave politike që të vëndos për fatin e shqiptarëve.Me mbylljen e derës së fundit në Adriatik,duke e antarsuar Malin e Zi në Nato,Rusia bëri dhe po bënë përpjekje të ndërhyjë aty,që ta destabilizojë Malin e Zi,nëpër mes pakicës sërbe atje,të cilët s’po i lënë të qetë shqiptarët e atyre trojeve ku ata jetojnë.Serbët nëpërmes të kishës së tyre bëjnë provokime për ti përvetësuar edhe kishat shqiptare në qytetin e lashtë të Shasit/Ulqin dhe gjetkë,duke propaganduar se “shqiptarët atje duan bashkimin me Shqipërin”.
Amerikanët po përcjellin me kujdes provokimet Ruse,që vazhdimisht po luajn një rol destabilizues në rajon.Amerika nuk ka ndryshuar qëndrimi i sajë,që Rusisë mos ti lejohët dalja në Ballkan dhe Mediteran.
Rusia po shfrytëzon nga rasti që të vëjë në armiqësi Turqin kundra Nato’s,e cila është e dyta për nga madhësia në aleancë.Kështu që Turqia ka tensionuar lidhjet në mes Sh.B.A,ve dhe Europes,me blerëjen e fundit të sistemit të avancuar të mbrojtjes ajrore S-400 të Rusisë,ku dhe ka dërguar edhe pjesëtarë të forcave të armatosura në Rusi për trajnim.
Kjo gjendje ka shtyrë amerikanët për të rishqyrtuar politikën e Erdoganit,të cilët kanë suspenduar prodhimin dhe trajnimin e pilotëve turk të migut:F-35.Dhe sipas të gjitha këtyre ngjarëjeve,ka mundësi që Sh.B.A,të dhe Turqia,nëse nuk ndryshojnë në një të ardhme,mund të gjindën në një konflikt njëra me tjetrën.Megjithëate pas të gjitha këtyre tentimeve për destabilizim,Rusia mendohët se nuk do të kenë fuqin që të rezistojë,ajo do të dobësohët,dhe do tërhiqët atje rreth karpateve.
Kurse Bashkimi Europian,me iden e disa shteteve që nuk dëshirojnë të qëndrojnë në bashkësi,na jep të kuptojmë se kjo bashkësi ka gjasat që në një të ardhëme edhe mos të kenë të njëjtin formacion përbërës.Nëse kjo ndodh,atëherë ëndrrat e shqiptarëve për tu bërë pjesë e kësajë bashkësie,duhët rishqytohën.
Pas turbulencave që mund të kenë Europa,më vendimtarëja për shqiptarët është:që mos të humbin fokusimin e tyre,ashtu siç po bëjnë tani.Shqiptarët për të egsistuar si komb,duhët të konsolidohën pa tjetër para gjysmës së parë të këti shekull,dhe nëse shqiptarët e lëshojn këtë rast!,ideja e bashkimit tonë kombëtar pas vitit 2050,ka marr fund,sepse pas këti viti çdo gjë do të ndryshojë!.
Por nuk duhet harruar”Ballkani fuçi baruti”!.Sipas G.Friedman:nga urrejtjet ndëretnike që ende po vazhdon atje,”mendohët se Ballkani do trazohët përsëri nga Greqia,Maqedonia,Bosnja dhe Mali i Zi”.
Andaj shqiptarët do të vihën para një sprove shumë të vështirë.Shqiptarët duhet ti tejkalojn problemet e mëdha politike që kanë sot sa ma shpejt,që kjo nuk mund të bëhët nga ky formacion politik që kemi tani,kjo duhët të ndryshojë,dhe tu lejohët të vijn në pushtet atyre që do e shpiejn kombin tonë drejt një mirëqenje ekonomike,sociale dhe bashkimit tonë në një gjeostrategji të re të Ballkanit.
Korrik/2019