Ismail Yanarates, kultivon pemë dhe perime të pazakonta në formë të zemrës, katrorit apo yllit dhe aktualisht është duke përgatitur të korrat e para për eksport në Itali dhe Katar.
TURQI : ( Anadolli Axhansi ) ; Nga Turqia vijnë pemët dhe perimet në formë të zemrës, katrorit dhe yllit
Inxhinieri i pemtarisë Ismail Yanarates, kultivon pemë dhe perime të pazakonta në formë të zemrës, katrorit apo yllit dhe aktualisht është duke përgatitur të korrat e para për eksport në Itali dhe Katar.
Yanarates është një fermer i pasionuar nga Turqia, i cili vitin e kaluar kultivoi shalqinj në formë zemre dhe katrori, kurse me ndërtimin e kallëpeve të reja plastike, këtë vit ai ka zhvilluar prodhimin dhe kultivimin e mollëve, limonit, trangujve dhe domates së pazakontë.
Në një deklaratë për gazetarin e AA-së, ky inxhinier tha se shalqiri në formë zemre dhe katrori do të shpërndahet në Turqi, Itali, Katar, Rusi dhe disa vende të tjera nga të cilat shitësit e interesuar kanë kontaktuar atë.
“Pemët në formë të zemrës mund të përdoren veçanërisht si dhurata dhe në sektorin e turizmit. Gjithashtu këta shalqinj do të dekorojnë dritaret e dyqaneve. Njerëzit me një tufë lule shprehin dashurinë dhe tani kjo mund do të bëhet edhe me pemët në formë zemre”, tha Yanarates.
Ai gjithashtu shtoi se e gjithë familja e tij merret me bujqësi – njofton axhensia turke Anadolli Axhensi – raporton Bota sot .