
Sot në Martinaj zbarkuan rreth 40 falanga serbe nën patronatin e kishës ortodokse ultranacionaliste serbe, kinse për te bërë liturgji fetare në themelet e një kishe të pa qen kurrë, në tokë të uzurpuar shqiptare, pronë e familjes Prelvukaj me shekuj.
Edhe pse nuk kishte polic të unifromuar nga burimet e faqes “Plava e Gucia Sot” mësojmë se në mesin e serbeve të ardhur kishte polic në rroba civile, ngaqë kur banoret e fshatit filluan të ballafaqohen me ardhacakët disa nga ta u identifikuan si polic. Sipas informacioneve të siguruara kemi të bëjmë me një ritual fetar të bekimit para nisjes së ndërtimit të një kishe. Disa nga ardhacakët u deklaruan vendorëve se objekti i kishës do të filloj së ndërtuari me 1 Maj 2019, shkruan Plava e Gucia Sot.
Kohë më parë përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Serbe kanë bërë kërkesë pranë organeve përkatëse të urbanizmit në komunë të Gucisë për dhënien e lejës së ndërtimit të kishës ortodokse në fshatin Martinaj të Plavë-Gucisë, një fshat plotësisht i populluar nga shqiptarë.
Kjo kërkesë është refuzuar falë kundërshtimit kategorik për dhënien e kësaj leje nga përfaqësuesit shqiptarë pranë organeve kompetente të komunës së Gucisë