Në kuadër të ndërmarrjes “Kallaba Company”, në bulevrdin ”Teuta” të qytetit të Ulqinit kohë më parë, filloi punën pompa e karburantëve “KALLABA PETROL”.

Me qindra qytetarë, klientë, biznesmenë, politikanë, për ditë të tëra kanë uruar pronarin e “Kallaba Company”, z. Lam Kallaba, afaristin tashmë të njohur në qytetin e Ulqinit.

Udhëheqësi i kësaj kompanie z. Kallaba tha se, kjo është një nismë e mirë pasi që janë punësuar edhe punëtor tjerë brenda kompanisë që ai drejton me vite.
“Jam shumë i gëzuar por njëkohësisht i emocionuar pasi që kemi hapur pompën e karburantëve në qytetin e Ulqinit dhe kemi kënaqësinë i shtojmë edhe një numër më shumë të punonjësve në kompaninë tonë. Mbi të gjitha ju siguroj se kjo pompë do të ketë cilësi, mikpritje dhe natyrisht çmime konkuruese”, thotë Kallaba.

Sipas tij, për hapjen e kësaj pike furnizuese me derivate të naftës është dashur të punohet me vitet të tëra, kurse edhe shuma e investimit është mjaft e madhe.

Z. Kallaba është një ndër afaristet më të sukseshëm të qytetit tonë i cile me vite të tëra ka punuar me krijimin e një imazhi të kompanisë së tij. Nga një ish student i shkëlqyeshëm deri tek një afarist shembullor është një interval mjaft i gjatë ku puna vetëmohuese dhe e mençur e kanë sjellë z. Kallaba në një shembull afaristi në qytetin tonë.

By admini