
Këshilltarja e Partisë Demokratike në Kuvendin e Ulqinit, Eleonora Shata, i ka drëguar të hënën një shkresë Ministrsisë së zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit në lidhje me punimet që po kryhen në Pyllin e pishave.
Këshilltarja Shata njofton drejtorinë përkatëse rreth njoftimit që Policia komunale e Ulqinit i ka bërë organeve gjegjëse rreth ndërtimeve pa leje që po zhvillohen në Pyllin e pishave në Ulqin dhe që për këtë nuk janë ndërmarrë asnjë masë parandaluese. Këshilltarja Shata njofton se me këto punime që janë duke u bërë po devastohet një ndër zonat më të bukura të qytetit të Ulqinit. Prandaj, siç shkruan në këtë shkresë këshiltarja Shata, ”ju lutemi që të ndikoni që të respektohet ligji dhe të ndërmerrni të gjitha masat për ndalimin e punimeve që të ndalohet devastimi i kësaj hapsire.
Këshilltarja Eleonora Shata edhe kohe më parë ka qenë mjaft aktive kur ka kërkuar ndalesën e ndërtimit të një objekti po në këtë zonë, gjë që solli edehe deri të ndërprerja e punimeve dhe shembja e objektit në fjalë.