
Lëvizja qytetare Ura nëpërmes një kumtese ka publikuar emrin e investitorit të mundshëm, Sabahudin Beqiroviq, i cili pa leje dhe dokumentacion ka filluar me prerjen e pishave në shetitoren nga ish hoteli Galeb deri te Albatrosi, në pjesen më atraktive të qytetit.
“Dëmi i bërë nga ekskavatorët dhe makineritë e rënda në vetëm disa ditë i lanë të gjithë qytetarët e Ulqinit në befasuar për së keqi. Në një mënyrë jashtëzakonisht perfekte, gjatë pushimeve fetare dhe në kohën e fluksit më të madh të turistëve, “investitori i kujdesshëm”, me ndihmën e mjeteve të kompanisë “Braco Kop” nga Tivari, kryeu aksionin duke zënë
në gjumë zyrtarët komunalë por edhe inspektoret shtetrorë”, thuhet në kumtesen e Lëvizjes URA, transmeton Ulqini Online.
Për këtë rast ka reaguar edhe këshilltarje e Kuvendit komunal të Ulqinit nga radhët e Partisë demorktatike, Eleonora Shata. Këshilltarja Shata, i ka drëguar të hënën një shkresë Ministrsisë së zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit në lidhje me punimet që po kryhen në Pyllin e pishave. Këshilltarja Shata i ka njoftuar se me këto punime që janë duke u bërë po devastohet një ndër zonat më të bukura të qytetit të Ulqinit. Këshiltarja Shata ka kërkuar që të ndikohet nga ministria përkatëse që të respektohet ligji dhe të ndërmerren të gjitha masat për ndalimin e punimeve që të ndalohet devastimi i kësaj hapsire.