Rreth 3.000 vetë që morën pjesë në mbrojtjen e Ulqinit , nën komandën e ulqinakëve Mehmet Becit e Mehmet Gjylit , si dhe Isuf Sokolit nga Shkodra, zunë pozitat kryesore në rethinat e Ulqinit në fshatin Kllezën, ku edhe u zhvillua lufta (më 23 nëntor 1880)për mbrojtjen e Ulqinit.
Shkruan Gani Karamanaga
Megjithatë, forcat turke të cilat ishin shumë më të mëdha,pasi i thyen forcat ulqinake-shkodrane,nuk patën pengesa të tjera për të hyrë në Ulqin. Në këtë luftë u vra Isuf Sokoli.
Tallali (lajmëruesi) e shpalli nëpër qytet se po vjen ushtëria turke.
Dervish-Pasha, hyri në qytet më 23.nëntor 1880,kur ulqinakëve të tubuar u drejtue me fjalët:
“Vendimi vjen nga Stambolli.. dorëzimi i qytetit isht definitiv, duhet t i nënshtrohen këtij vendimi…”
Kur mbaroi fjalët ,nga grumbulli i qytetarëve të tubuar të Ulqinit, befas doli një femër guximëtare . Ajo i doli përpara Pashës ,ia kapi frerët e kalit dhe i tha:
“Aman,more Pashë,për hatër të Zotit,mos na shtjerë në dorë të hasmit,ma mirë të na mbysësh se sa të na lësh nën shqa…”
Ishte kjo ulqinakja,Sulltana Cungu, gruaja e Mehmet Cungut ,këpuctar,bijë e familjes Idrizaga. Heshtje. Populli i tubuar nuk mundi të besoji çka ndodhi.
Përpara Pashës ishte grue reth pesthjetvjeçare, shikonte drejtë pa asnjëfarë frike, shiqim shprese, lutje, por edhe krenarie..
Në atë momente Dervish Pashës i erdhën kujtimet:
“Ishte dekada e pestë e shekullit IX, një vendi i vogël në Bosnjën e mesme. Ditë e diele. Afër ishte edhe kisha e vogël ortodokse dhe xhamia. Papritas hyri ushtria e jeniçerve turkë. Filluan për të marrur djemtë prej 12 deri në 14 vjeçar. E morrën edhe Ivanin. Pas një kohetë gjithë djemtë i hypën në kolë dhe u përgatitën për të nisur.
Prej grumbullit të njërzve doli nëna e Ivanit . U ofrua dhe i doli përpara komandirit të jeniçerve duke thënë:
”Unë nuk e japi djalin tim, mos e merrni”
Ushtartë e larguan dhe vazhduan rrugën.
Pas një jave mbrritën në Stamboll. Ngadal, ngadal filloj mësimi i gjuhës dhe besimit Islam. Ivani e fitoji emërin Dervish.
Kaluan shumë vite , sultani e emërtoi për Pashën e vilajetit të Shkodrës”
…
Roja e Pashës u ofrua gruas , por Dervish Pasha çoji dori dhe e ndaloji ushtartë e tij :
“Askush mos ta prek, kjo isht grua trimëreshë:”
…
Lajmi për çka ndodhi shpejt u perhap. Shtëpia e Mehmet dhe Sulltana Cungut ishte në Mëhall të Re në afërsi të Xhamisë Lamit. Filluan të vijn të afërmit, komshit. Shpejt mbrritën dy vajzat e martuar. Njëra ishte e martuar në Ranë e tjetra në Kala, në familjet Fani dhe Beqiraga. Erdhën edhe vëllëzrit e Sulltanës Reshiti dhe Jakup Idrizaga.
Sulltana u vetëmua, hypi në çardak në katin e dytë të shtëpisë , nuk fliste asgjë..
…
Pas namazit të akshamit erdhi edhe imami me disa xhematli. Filluan bisedën. Njëri prej atyre tha:
“Mas kësaj ndodhje shumë ulqinak do të ikin në Shkodër, Lezhë ose Durrës, dikuish edhe ma larg..”
Kur i dëgjoji këto fjalë Sulltana u drejtue në këmbë dhe tha me zë të lartë:
“Na nuk do të ikim askejt. Ulqini isht vendi i jonë..”
Në fund
Është koha që emëri i Sulltana Idrizaga Cungu të përmendet më tepër.
Pse jo, që një rrugë në qytet të ket emërin e saj.
Këtë gjë e ka merituar kjo gru trimëreshë, heroinë..
/Koha Javore/