Për shkak të situatës së rënduar nga zjarret në Bazhbuluk, siç mësohet nga Komuna e Ulqinit,  pas kontrollit në vendëngjarje Kryetari i Komunës Loro Nrekiqi thirri urgjentisht Shtabin e Emergjencave i cili analizoi situatën detalisht dhe solli këto përfundime.

1.Skuadrat e zjarrfikësave të kujdestarojnë 24 orë derisa zjarret të jenë fikur tërësisht.
2.Policia e komunikacionit dhe ajo komunale ti mundësojnë qarkullim të lirë automjeteve të shërbimeve të ndryshme që shkojnë në vatrat e zjarrit.
3.I bëhet apel qytetarëve që mos të ndezin zjarre në hapsira të ndryshme.
4.Të gjitha Ndërmarrjet Publike të vënë në dispozicion pajisjet teknike dhe fuqinë njerëzore në shërbim të parandalimit të zjarreve.
5.Të gjithë anëtarët e Shtabit të jenë në komunikim të vazhdueshëm me njëri tjetrin e konformë situatës të marrin masat e duhura.

By admini