FORCA E RE DEMOKRATIKE – KUMTESË PËR OPINION

Zjarri i shpërthyer në Bashbylyk  të mërkurën me 26 shtatorë, ku numri i ullinjëve të shkrumuar po i afrohet numrit një mijë, ka shkaktuar një situatë tejet të rëndë dhe tensionuese tek të gjithë qytetarët e Ulqinit e posaçërisht tek pronarët e ullishtës shumëvjeçare nga e cila kanë pasur egzistencën sociale me vite dhe gjenerata të tëra.

Shprehim keqardhje të thellë për këtë tragjedi të pasurive familjare dhe  natyrore e cila na lidhë tradicionalisht, ekonomikisht dhe emocionalisht. Ullishta çdoherë ishte dhe do të mbetet simbol i banorëve të Ulqinit, pasuri  e cila ka rritur, shkolluar dhe martuar shumë gjenerata, dhe sot, për disa orë ata mbeten pa këtë pasuri, pa burimin kryesor të jetesës. Kjo është vërrtetë tejet e rëndë dhe e pafalshme.

I ftojmë organet kompetente që urgjentisht  të marrin të gjitha masat e duhura me qëllim që sa më parë të  zbardhet  arsyeja e shpërthimit të zjarrit, kurse ndaj kryersit të kësaj vepre mizore të merren masat e duhura ligjore.

Poashtu duhet të shprehim mirënjohje të gjithë zjarrëfikësve, institucioneve dhe njerëzve vullnetarë  që në mënyrë të palodhshme po përballohen  me këtë fenomen të rrezikshem i cili ka asgjësuar me qindra ullinj shumëvjeçarë, dëmi i të cilëve do të ndihet edhe shumë gjatë ne ato familje.

By admini