Foto nga takimi

Nënshkruhet marrëveshja me Ujësjellësin Regjional

Sot në kabinetin e Kryetarit të komunës u nënshrua marëveshtja një vjecare ndërmjet NP,,Ujësjellësit Regjional nga njëra anë dhe Komunës së Ulqinit dhe NP,,Ujësjellësi dhe kanalizim,, nga ana tjetër, mësohet nga Komuna e Ulqinit, transmeton Ulqini Online.

Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiqi tha se nënshkrimi i marëveshtjes do të përmirësojë furnizimin me uj gjatë tërë vitit, vecmas gjatë sezonit turistik dhe se cmimi për një vit është më i arësyeshëm sesa furnizimi vetëm gjatë muajve të verës.

Pro nënshkrimit të marëveshtjes ishte dhe Drejtori i NP,,Ujësjellësi dhe kanalizimi,, Fuad Haxhibeti i cili tha se tani komuna do të marë nga Ujësjellësi regjional 25 litër ujë në sekond ndërsa gjatë muajve të verës sasia do të shkojë në 40 litër.

Fjalë falenderimi për nënshkrimin e marëveshtjes pati dhe Drejtori i Ujësjellësit Regjional Goran Jevriq i cili u shpreh i gatshëm për bashkëpunim me komunën e Ulqinit dhe në projektet e metutjeshme.

By admini