Foto: M. Hoxha

 

Sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare Inva Mula dhe pianisti virtuoz Genc Tukiqi mbajtën të dielen mbrëma një koncert në Kalanë e Ulqinit në kuadër të natës së tretë të Festivalit Ndërkombëtar “Belcanto Dolcinio”.

Erë e fortë në fillim të koncertit nuk ndikoi në njërin nga koncertet më të arrirë që është shfaqur ndonjëherë në Ulqin. Nipi i Ulqini, pianisti i njohur Genc Tukiqi duke folur për veshtirësitë që mund të paraqesë era në një koncert të këtij lloji ai u shpreh se do ti tejklaojmë.
”Është një erë që vjen nga Shqipëria”, tha Tukiqi duke marrë duartrokitjet frenetike të të pranishmeve.

Gjatë koncertit artistët prezantuan vepra të kompozitorëve të njohur, por edhe perla të muzikës shqiptare duke kulmuar me një improvizim më këngën simbol të Ulqinit ”Kapidan o djal i ri”.

Prania e një numri rekord të të shikuesve dhe duartrokitjet pafund gjatë dhe në fund të koncertit nuk kanë lënë indiferente as dy artistët e mëdhenj shqiptar të cilët në fund falenderuan për mikpritjen e ngrohtë.

Ky koncert u realizua nga Fondacioni Kulturor Shqiptaro – Amerikan dhe Komuna e Ulqinit.

By admini