Edmond Smajlit i hapen dyert drejt një suksesi të padsikutueshem
DALLAS TEXAS : Betimi për në një nga universitetet më prestigjoze në SHBA, Universitetin Aeronautik i Embry-Riddle, në Daytona Beach– Florida, është një shenjë dallimi dhe një ngjarje që përcakton jetën. Betimi, është një ngjarje ku i gjithë komuniteti i këtij universiteti prestigjoz i aeronatikës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, feston arritjet e këtyre studentve, të cilët do të jenë edhe pilotët e ardhëshëm të Flotës Ushtarake Ajrore të SHBA.
Edmond Smajlit, tani i hapen dyert për një sukses të padsikutueshem!
Ai është nga Klina – Kosovë, dhe jeton në Dallas –Texas, është djali i veprimtarit të njohur të komunitetit shqiptar në Teksas, Ismet Smajlit – Sekretar i Përgjithshëm i Unionit Botëror të Bizneseve Shqiptare në Diasporë, student me rezultatet më të larta që prej dje do të studjojë në Universiteti Aeronautik i Embry-Riddle në Daytona Beach Florida.
Simbas, një seti me fotografi nga ceremonia e betimit në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, familja Smajli nga Dallasi, njoftojë se dje shënoi në kalendarin e saj datën 3 Shtator 2018 – si ditën e madhe të një gëzimi tjetër familjar për ta ndarë këtë gëzim edhe me komunitetin shqiptar këtu në SHBA.
Mbasi djalit i tyre Edmond Smajli, dje ishte duke festuar së bashku me anëtarët e familjes, kolegët e tij student, shok dhe veprimtar të komuniteti dhe miqtë arritjen e sukseseshme, betimin në Universitetin Aeronautik i Embry-Riddle, nga ku ai nëser do të jet së bashku me studentet e tjer të këtij universiteti edhe piloti ardhëshëm i Flotës Ajrore Ushtarake të SHBA .
Ceremonia e betimit e nisjes së kësaj sfide për jetën e çdo studenti, natyrisht që është një festë e veçantë me shumë traditë dhe simbolikë e veçantë që pasqyron historinë e arsimit të lartë në këtë vend të shkollës së lart ushtarake amerikane. Kjo, është dita që studentve t’ju jepet rasti të fillojnë një jet e re – krejt ndryshe nga ajo e mëparshme duke u sfidur në artin ushtarak amerikan .
Mbasi tani përpara tyre është e ardhmja me shumë sfida deri në diplomimin e tyre të gjatë në këtë universitet. Përveç kësaj thuhet se këta student dhe anëtarët e familjes, së bashku me anëtarët e komunitetit, bashkohen në këtë ditë me të gjithë komunitetin e Universitetit Aeronautik të Embry-Riddle, në festimin e kësaj dite të jashtëzakonshme, për pranimin e tyre në kontigjentin e studentve të rinjë për një sukses të jashtëzakonshëm.
Edmond Smajli, student i ri në Universitetit Aeronautik të Embry-Riddle në Daytona Beach Florida, siç e cekem edhe me lart është shqiptar nga Klina – Kosovë dhe ka lindur në Dallas – Texas.
Prindërit e tij emigruan në kohën e ish-Jugosllavisë, në vitin 1989, tridhjet vjet më parë, kohën e shpërbërjes, kohën e luftërave shkatërrimtare që shkatojë rregjimi i Mollosheviqit.
Ku një nga më të dëmtuarat nga lufta doli edhe Kosova, e cila në mbrojtje mori edhe ndihmën me bombardimet 78 ditore të SHBA dhe Nato-s, mbi Serbi, dhe bazat e tyre ushtarake.
Edmond Smajli u edukua dhe u shkollua në Dallas, dhe ishte studenti me rezultatet më të larta akademike në shkollën e mesme Rock Wall High School – Dallas Texas .
Aqsa, me rezultatet e tij të larta, Edmondi mbasi përfundojë shkollën e mesme, arriti të fitonte këtë të drejt studimi për në Universitetin Aeronautikës të Embry-Riddle në Daytona Beach Florida .
Gjatë ceremonisë së djeshme të fillimit të këtij rrugëtimi të ri, kësaj sfide të madhe Mondi u shpreh: “Megjithëse rrugëtimi im sapo ka filluar, dua të falendëroj Universitetit Aeronautik të Embry-Riddle, që me jep këtë mundësi të artë, pa të cilën studentat si unë do t’a kishin shumë të vështirë të realizonin ëndrrat e tyre”, dhe shtonë, se “besojë se një ditë do t’ja “shpërblej këtij vendi për atë çka ka bërë për Shqipërinë, por edhe për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës” .