Të premten dhe të shtunën në Tara në Serbi u mbajtën garat sportive të mësimdhënësve të shkollave fillore dhe të mesme nga të gjitha komuna e Malit të Zi. Në këto lojëra morën pjesë edhe mësimdhënësit e qytetit të Ulqinit.
Mësimdhënësit nga Ulqini morën pjesë në shumë disiplina por suksesin më të madh e arritën në volejboll. Në një konkurencë prej 16 ekipeve nga komunat në Mal të Zi ata arritën të shpallen kampion në sportin e bukur të volejbollit. Në finale fituan ndaj ekipit nga Podgorica me rezultatin e pastër 2:0. Poashtu sukses arritën edhe në disiplinën e volejbollit në rërë ku ata fituan vendin e tretë.
Sporti më popullor futbolli kishte garën edhe më të forte ku pothuajse të gjitha ekipet ishin të përgaditura mire dhe gara sportive nuk mungoi. Në këtë sport ekipi i mësimdhënësve nga Ulqin befasoi për të mire. Ata arritën deri në finale ku nuk patën fuqi që të fitojnë. Ata humben me rezultatin 5:3 nga ekipi i Nikshiqit dhe në këtë mënyrë u shpallen nënkampion.
Garat sportive të mësimdhënësve oganizohen dhe ekipi i mësimdhënësve nga Ulqini arrin suksese të lakmueshme