Interviste e posaqme me Xheladin Zenelin ish deputeti ne parlamentin e pare pluralist, te Malit te Zi, publicist e veprimtar i njohur ne Nju Jork
Intervistoi Beqir SINA – New York
Zeneli : “Termi “korigjim kufijsh” tek ne shqiptarët sjell një sentiment negativ duke u bazuar në historinë tonë të hidhur”.
Ish kryetari i Shoqates Ana e Malit Xheladin Zeneli ish deputeti ne parlamentin e pare pluralist, te Malit te Zi, publicisti dhe autori i libri per Diaporen, veprimtari i njohur thotë ne kete interviste te posaqme per Bota sot, se në mes deklaratës së ” kompromisit të dhimbshëm” të Vuçiqit dhe të asaj të ” korigjimit të kufirit” të Thaçit, s’ka dyshim se publiku po përgatitet për diçka,por shpresoj dhe uroj që çfarë do që të përgatitet të mos dëmtoi shtetësinë e Kosovës dhe mos jetë kundër interesave të shqiptarëve.
Xheladin Zeneli , thotë në kete intervistë për Bota sot se: “Ashtu si shumëkush edhe unë i kam ndjekur dhe po i pëcjelli me vëmendje deklaratat të cilat kanë të bëjnë me dialogun në mes Prishtinës dhe Beogradit.Mendoj se në mungesën e një transparence të plotë lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, atëherë duhet të mbështetemi në deklaratat publike të atyre që udhëheqin këtë dialog, deklarata këto të cilët nuk japin aspak pasqyrën e qartë dhe esencën apo prapavijën e një konsensusi të mundshëm të këtyre bisedimeve dy palëshe.”
Pyetjes se Bota sot se : “Fryma e dialogut me Serbinë dhe rezultatet e negociatave, a duhet të jenë domosdoshmërisht në përputhje me kushtetutën e Republikës së Kosovës, interesat kombëtare dhe ato të partnerëve strategjik SHBA dhe BE?
Zeneli i pergjigjet se : “Patjetër, që me rastin e procesit të negociatave me Serbinë,Kosova duhet të respektojë dhe duhet të bazohet në kushtetutën e vet si dokumenti më i rëndësishëm juridik i Republikës së Kosovës. Pra, çdo “korigjim i kufirit” i cili në fakt është ndryshim i kufirit, do të ishte në kundërshtim me kushtetutën dhe si i tillë do të duhej të shqyrtohet në organin më të lartë ligjëvënës të saj i cili është Kuvendi i Kosovës.”
Per me shume ndiqni intervisten e plote dhe te posaqme per Bota sot, gazetarin Beqir Sina, ne Nju Jork , me ish kryetarin e Shoqates Ana e Malit, z. Xheladin Zeneli – ish deputeti ne parlamentin e pare pluralist, te Malit te Zi, publicisti dhe autori i libri per Diaporen, veprimtari i njohur i komunitetit shqiptar ne SHBA.
A i keni ndjekur me vëmendje deklaratat e ditëve të fundit mbi ecurinë e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit? Si i komentoni Ju ?
Po, ashtu si shumëkush edhe unë i kam ndjekur dhe po i pëcjelli me vëmendje deklaratat të cilat kanë të bëjnë me dialogun në mes Prishtinës dhe Beogradit.Mendoj se në mungesën e një transparence të plotë lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, atëherë duhet të mbështetemi në deklaratat publike të atyre që udhëheqin këtë dialog, deklarata këto të cilët nuk japin aspak pasqyrën e qartë dhe esencën apo prapavijën e një konsensusi të mundshëm të këtyre bisedimeve dy palëshe.
Pra, në mes deklaratës së ” kompromisit të dhimbshëm” të Vuçiqit dhe të asaj të ” korigjimit të kufirit” të Thaçit, s’ka dyshim se publiku po përgatitet për diçka,por shpresoj dhe uroj që çfarë do që të përgatitet të mos dëmtoi shtetësinë e Kosovës dhe mos jetë kundër interesave të shqiptarëve.
Si e shikoni ju idenë e hedhur nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi për “korrigjim kufijsh” ?
Fillimisht dëshiroj të theksoj se termi “korigjim kufijsh” tek ne shqiptarët sjell një sentiment negativ duke u bazuar në historinë tonë të hidhur sepse për shembull, edhe Kongresi i Berlinit në vitin 1878 u mbajt me preteksin e korigjimit të kufijëve nga vendimet e Traktatit të Shën Stefanit i cili u mbajt pak muaj më parë në të njëjtin vit. Të gjithë e dim se sa rëndë “korigjimi i kufijëve” i cenoi atëherë interesat e popullit shqiptarë dhe sa shumë i kushtoi tërësisë territoriale të Shqipërisë.
Andaj edhe deklarata e presidendit të Kosovës, z. Hashim Thaçi, ka nxitur reagimet e shumta në hapësirën shqiptare. Aq më tepër kur kjo llojë terminologjie len hapësirë për keqkuptime apo interpretime të ndryshme. Megjithate, presidenti Thaçi, shpjegoi se me “korigjim të kufirit “me Serbinë, kishte ndërmend të parashtrojë kërkesën e bashkimit territorial të Luginës së Preshevës,me republikën e Kosovës. Mirpo, ate çfarë nuk shpjegoi z. Thaçi, ishte se me cilin çmim do ta arrijë një gjë të tillë !?. Kush nuk e dëshiron bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën si një aspiratë e drejtë për realizimin ëndrrës së kësaj pjese të territorit shqiptar që gjindet nën Serbi, por janë shumë të paktë ata që besojnë se një bashkim i tillë mund të arrihet në mënyrë paqësore apo përmes dialogut me Serbinë ?!. Është intersant kur z. Thaçi krahason korigjimin e kufirit në mes Holandës dhe Belgjikës me ate të Kosovës dhe Serbisë. Mendoj se është naivitet të besohet që Serbia posedon mënyrën e të menduarit, pra mentalitetin e Holandës apo Belgjikës!
Mbetet të shihet pas takimit të paralajmëruar muajin e ardhshëm në mes Thaçit dhe Vuçiqit se sa do të çoj peshë apo cili ishte kuptimi i plotë i deklaratës së presidentit të Kosovës lidhur me korigjimin e kufirit.
Përsonalisht unë preferoj të përdoret një llojë tjetër korigjimi, korigjim ndaj padrejtësive që janë bërë ndaj popullit dhe tërësisë tonë territoriale në të kaluarën.
Si e shikoni Ju çdo përpjekje të palëve dhe faktorit ndërkombëtarë për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë?
Çdo përpjekje e faktorit ndërkombëtar për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë , pa dyshim se duhet përkrahur dhe duhet përshëndetur. Por njëkohësisht faktori ndërkombëtar, në këtë rast Brukseli zyrtar duhet të jetë më pro aktiv dhe më agresiv në implemetimin e disa kriteriumeve ndaj palës serbe gjatë këtyre negociatave. Arsyeja e zvarritjes dhe prolongimit të procesit negociator në mes të Kosovës dhe Serbisë, kryesisht ka të bëjë me ate se ky i njëjti Bruksel nuk dëshiron të perceptohet si ndërmjetsues i cili merr anët në këtë proces . Mirpo, autoritetet ndërmjetsuese të Bashkimit Europian që janë të inkuadruar në dilagon Kosovë -Serbi, në një aspekt kanë edhe rolin dhe detyrën e arbitrit, kështu që ata duhet thënur haptas palës serbe se pa njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, nuk mund të vazhdohet procesi i negocimit.
Pra, pa u thënë e verteta palës serbe si dhe pa u përmbushur ky kriterium nga ana e tyre, kam përshtypjen se proceci i dialogut do të vazhdojë të zvarritet edhe më tutje, diçka çfarë i konvenon dhe shkon në favor të palës serbe.
Fryma e dialogut me Serbinë dhe rezultatet e negociatave, a duhet të jenë domosdoshmërisht në përputhje me kushtetutën e Republikës së Kosovës, interesat kombëtare dhe ato të partnerëve strategjik SHBA dhe BE?
Patjetër, që me rastin e procesit të negociatave me Serbinë,Kosova duhet të respektojë dhe duhet të bazohet në kushtetutën e vet si dokumenti më i rëndësishëm juridik i Republikës së Kosovës. Pra, çdo “korigjim i kufirit” i cili në fakt është ndryshim i kufirit, do të ishte në kundërshtim me kushtetutën dhe si i tillë do të duhej të shqyrtohet në organin më të lartë ligjëvënës të saj i cili është Kuvendi i Kosovës.
Sa i përket partënerëve tanë strategjik, përkatësisht Bashkimit Europian nuk jam i sigurtë se atyre domosdoshmërisht iu intereson interesat tona kombëtare , aq sa iu intereson normalizimi i marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë . Dhe nëse gjatë këtij procesi dëmtohet njëra palë, në rastin tonë Kosova, kjo nuk do të jetë faktor primar shqetësues për BE, andaj askush nuk do t’i mbroi interesat tona kombëtare nëse ne vet nuk i mbrojmë ata.
Kurse SHBA-të si miku ynë i dëshmuar dhe në cilin Kosova dhe shqiptarët kanë besim më shumë se në askend tjetër, nuk janë të inkuadruar në mënyrë direkte në bisedimet në mes Prishtinës dhe Beogradit. Duke u nisur nga kjo premisë , një ndër prioritetet kryesore të Kosovës dhe zyrtarëve të saj, do të duhej të ishte lobimi dhe ndërgjegjësimi i administratës amerikane për një angazhim më të madh të Uashingtonit në procesin e negocimit, me qëllim që Kosova të përfitojë sa më shumë nga ky proces.
A jeni ju që edhe opozita në këtë moment duhet të mbështet gjithashtu, institucionet e Kosovës përfaqësuese në dialogun Prishtinë – Beograd, të vazhdojnë me përgjegjësi këtë proces i cili është shumë i rëndësishëm për stabilitetin në gjithë rajonin dhe pse ?
Presidenti Thaçi i dërgoi mesazhe gjithë spektrit politik në Kosovë, që t’i bashkohen idesë së tij për korrigjim të kufirit me Serbinë.
Problemi qëndron në ate se një pjesë e këtij spektri politik, posaçërisht opozita nuk është paralajmëruar apo konsulltuar paraprakisht lidhur me çështjen e korigjimit të kufirit dhe e ndien vehten si të anashkaluar. Kuptohet që pozita dhe udhëheqja shtetërore gëzon të drejtën që të bisedoi në emër të Kosovës. Sidoqoftë korigjimi apo ndryshimi i kufijëve i cili si rrezulltat mund ketë shkëmbimin eventual të territorrit në mes Kosovës dhe Serbisë, është diçka me aq rëndësi jetike saqë kërkon angazhimin dhe inkuadrimin e gjithë faktorit politik në Kosovë.
Mu për këtë arsy opozita ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të presidentit Thaçi lidhur me korigjimin e kufirit. Por nuk është vonë që presidenti dhe pozita të ulen bashkë dhe të diskutojnë me opozitën dhe të mundohen të bashkërendisin veprimet dhe zgjidhja më e mirë do të ishte që të dalin me një qendrim të përbashkët dhe unifikues para takimit të parajmëruar me palën serbe i cili do të mbahet në shtator të këtij viti.