Ilustrim

Pjesa më e madhe e qyteteve në Mal të Zi për vitin shkollor 2018/2019 do të sigurojnë libra falas për nxënësit që këtë vit do të ulen për herë të parë në bankat shkollore.

Katër komuna në Mal të Zi japin një shembull të mirë ku përveç fillestareve shkojnë edhe disa hapa më larg. Kështu komunat Budva, Berane, Plluzhinë dhe Shavnik do të sigurojnë libra falas për të gjithë nxënësit e shkollave fillore nga viti I-rë deri të viti IX-të, shkruan Ulqini Online.

Në mesin e komunave që sigurojnë librat falas vetëm për vitin e parë të shkollës fillore është edhe Komuna e Ulqinit.

By admini