Nga Vildana Dibra Zhubi
Gjeranat
E morra me vehte një thes me ëndrra,
E barta mbi shpinë gjithë jetën time,
U ula pranë me disa pulëbardha
Dhe nisa të shpalos të mijat kujtime !
N’Gjerana qëndrova gjithë natën e lume ,
Herë me një ëndërr e herë një tjetër,
E pashë që ishte një kohë e shkume,
Palova thesin me një ëndërr të vjetër!
E lashë at gurë dhe u largova ngadalë,
I palova ëndrrat i futa në thes,
Rrezet e para dhe dielli kishte dalë,
Kurë shpalos ëndrrat kujtimi nuk vdes !
Valët e detit dhe aroma ullirit,
Gjeranat aty në atë ëndërr jetojnë,
Kush mund të ndahet nga era Ulqinit,
Me ëndërr të bukur ditët m’kalojnë !
Udhëtare jam dhe udhëtoj gjithë jetën,
Ke ulliri Gjeranave ulem ngadalë ,
Shpalosi ëndrrat se veç ato më mbetën,
Dhe sa herë pres hanën që nisë me dalë!
Ajo kodër e bukur në maje t’Ulqinit,
Nuk shlyhet kurrë nga ëndrrat e mija,
Sa herë në Londër m’bje malli kujtimit,
Më dalin Gjeranat dhe gjithë fëmirija !
Të bukura ishin të bukura mbeten ,
Si kodër e mbushur me shpirt dhe gjelbërim,
Në flladin e erës diku treten,
Por kurrë nuk ikin nga thesi im !
Ishin si një mbretëri në vehte e rrethuar ,
Stërgjyshat tonë e zgjedhën at vend,
Lindën aty dhe aty janë duke pushuar,
Loti më rjedhë kurë më bjen ndër mend .
Pushoni të qetë ju të parët tonë,
Ju falem nderit për atë fëmiri të shtrejtë ,
Nga gjitha kujtimet që sa herë më rëndojnë,
Veçohen Gjeranat si kujtim i shenjtë !