Dita e merkurë në Ulqin nuk ishte e njëjta me ato të tjerat. Tollovi në rrugë dhe shumë njerëz nëpër plazhe duket se kanë shënuar fillimin e sezonit të shumëpitur të këtij viti.
Rruga nga Shtoji deri tek ura e re ka qenë pothuajse e bllokuar në orët e pasdrekës dhe kolona e automjeteve ka qenë kilometrike. Lëvizja e automjeteve ka qenë shumë e ngadalë si pasojë e numrit të madh të tyre, shkruan Ulqini Online.
Duke shikuar situatën nëpët plazhe dhe nëpër rrugë dhe duke u larguar statistikave, sezoni i njëmendtë ka filluar dje.
Deri kur do të zgjasë, të shohim.