Shkruan: Esat Mehmeti

 

Radio Ulqini, me një moshë relativisht të pjekur, me përvojë  mbi tri dekada, me një  numër të vogël të punësuarve, po ballafaqohet me probleme të mëdha. Arsyet  kryesore janë vështirësitë financiare. Radio Ulqini, tani është duke përjetuar ditët e veta më të errëta. Radio Ulqini, këtë se meriton ?. Nuk e meriton për moshën dhe për kontributin e dhënë .

Radio Ulqini, punën e vet e ka filluar, në  korrik të vitit 1987 themelues i të cilit është pushteti vendor i Ulqinit. Radio Ulqini, relativisht me një përvojë mbi tri dekada, falë zhvillimit teknologjik, ka qenë dhe është urë-lidhjeje mes radiove, si në rrafshin kombëtar, ashtu dhe atë ndërkombëtar.

Postulatet në të cilat Radio Ulqini ndërtoi sukseset e veta, janë që ky medium të jetë i hapur për të gjithë, duke realizuar programin e punës, përmës emisioneve të ndryshme si : emisione informative, emisione për art, shkencë, kulturë, arsim e letërsi, emisione për të rinj, për fëmijë, emisioni për persona me t’meta ( të hendikepuar ), kontakt emisione, emisione për turizëm, për fshat, si dhe emisione muzikore e sportive. Për informim të gjithanshëm, programin e pasuron edhe me informata të marra nga interneti. Me vemendje të posaçme përcjell aktivitetet e pushtetit vendor, ato qeveritare dhe më gjërë, si nga lëmia e ekonomisë, politikës, kulturës, ashtu dhe aktivitete të tjera. Emisionet informative plotësohen me kumtesa e deklarata nga takimet e zyrtarëve dhe aktiviteti i partive politike dhe shoqatave, nga tryezat e rrumbullakta etj.

Radio Televizioni i Ulqinit ( RTUL), vetëm në letër

Po bëhen gati 10 vite, që është punuar në projektin e nisur, për hapjen e Televizionit “Ulqini”, Projekt që pjesërisht është realizuar, por mbeti vetëm në letër, RTUL, e kurgjë më tepër ? ! …

I gjithë ky  aktiviteti, për hapjen e TV “Ulqinit ” ( RTUL), nuk është përcjellur me ndonjë përmirësim të dukshëm nga ana e themeluesit. Autoritetet e qeverisjës lokale pohojnë se janë të vetëdijshëm për problemet që kanë në RTUL. Secila “garniturë” e qeverisjës vendore, në fillim të mandatit të vet, jep sinjalet e një shprese, për një përmirësim të mundshëm ? !…Mirëpo, kur është fjala për realizimin e premtimeve të dhëna, janë tepër  të rezervuar dhe atë pak shpresë, na e kanë vrarë !.

 

Radio Ulqini, tani po përjeton ditët e saja më të errëta.

Radio Ulqini, tani është në një gjendje të pavolitshme, materiale, teknike, si dhe kadrovike.

Radio Ulqini ka vite që përballet me problemet e trashëguara financiare, çka dukshëm vështërson punën dhe ekzistimin e tij normal ? !!!. Gjendja materiale në këtë institucion prej vitit në vit ka ardhur duke u rënduar. Duhet veçuar, se edhe përkundër premtimeve të dhëna nga themeluesi, fillimviti i 2018-ës nisi me sëmundjen e vjetër. Themeluesi, jo vetëm që nuk ka arritur të shlyej obligimet e veta ndaj këtij institucioni për vitin paraprak, por vështërsitë shoqërohen gjithnjë e më shumë dhe dukshëm reflektohen në realizimin e programit, e aq më tëpër po ndrydhin jetën e të punësuarve në këtë institucion.

Arsyet kryesore janë vështirësitë financiare me të cilat ballafaqohet sot Radio Ulqini. Borxhet janë të mëdha: Të ardhurat mujore, të punësuarve nuk u janë paguar me rregull dhe në trend me të punësuarit në komunë dhe ndërmarrje të tjera.( janë 14 paga mujore pa u paguar ), duke mos i llogaritur këtu edhe kontributet e papaguara, ( 7-8 vitet e fundit ), si dhe borxhet e  tjera; të radio-operatorit, elektrodistribucionit dhe pagesa të tjera të detyruara ende të pashlyera, ku çdo ditë e më shumë po rriten dhe sot, ato arrijnë shifra të majme. Duhet theksuar se Radio Ulqini, jo vetëm se ka numërin më të vogët të të punësuarve, aty ku themeluese është vet Komuna e Ulqinit, por duhet të veçojmë edhe  faktin, se ka mbi pesëmbdhjetë vite e më shumë, që Radio Ulqini nuk është freskuar me kuadro të reja, nuk është punësur askush, që është më se e nevojshnme për mbarëvajtjen sa më të mirë të këtij institucioni informativ. Atëherë, pa dëshirën tonë, jemi të privuar nga e drejta për të qenë të lumtur si të tjerët !. Ky “ fat”, na përcjell vite me radhë. Ka vite të tëra, që në heshtje presim e përcjellim festa e gazmende të ndryshme familjare pa “ kokrrën e lekut”, vetëm e vetëm me shpresën e mirë, se një ditë do të bëhet mirë !. Ne, nuk kërkojmë lëmoshë, nuk kërkojmë asgjë më tepër, kërkojmë vetëm djersën dhe mundin tonë. Kërkojmë trajtim të barabartë si të tjerët. Andaj, mua s’me mbetet tjetër, por në shenj kujtim, në këtë përvjetor, po e përfundoj këtë shkrim duke theksuar se, Radio Ulqini dhe të punësuarit në këtë instituicion informativ, po përjeton dhe përballet me një krizë të thellë ekonomiko-materiale dhe kjo krizë ,dita-ditës sa vjen e thellohet. Radio Ulqini, tani është duke përjetuar ditët e saja më të errëta në punën e deritanishme. Radio Ulqini, po lëngon që 12 vjet dhe ende ilaçi për te s’ju gjet… ? !

Atëherë, me të drejtë shtrohet pyetja : vallë, si është e mundur që ; Radio Ulqini, me një moshë relativisht të pjekur, dhe përvojë 31-vjeçare, me numër kaq të vogël të punësuarve, po ballafaqohemi me probleme të mëdha ?!….Radio Ulqini, këtë se meriton ?. Nuk e meriton për moshën dhe për kontributin e dhënë deri më tani.

Me siguri, kjo amulli, kjo  k a t r a h u r ë, ndoshta edhe i shkon përshtati dikujt, që Radio Ulqini të fiket fare, të falimentojë !. Mendoj se këtë e dëshirojnë, vetëm ata zhurmëxhinj që trumbetojnë në heshtje, të cilët pëngojnë dhe nuk japin zgjidhjen e duhur problemeve të akumuluara vite me radhë, vetëm e vetëm për oreksët e mëdha e interesat e tyre të ngushta. Nejse… Por, edhe përkundër gjithë këtyre vështirësive, falë vullnetit të mirë dhe angazhimit të vetë të punësuarve, Radio Ulqini, serish ka arrijtur të mbijetojë. Procesi i punës zhvillohet pothuaj normalisht, me përjashtim të disa emisioneve të reduktuara.

Sot, Radio Ulqini ka nevojë më shumë se kurrë. RTUL-i, kërkon ndihmë dhe përkrahjen e duhur financiare. Ka shansin të ndryshojë filozofinë në të mirë. Andaj, nese, themeluesi e sheh nevojën e duhur, duhet ta mbeshtes dhe të rrijë pas tij. Me një vullnet të mirë e angashim të përbashkët dhe me një qasje tjetër të qeverisjes lokale, RTUL-i mund të mbijetojë.

 

By admini