Mjeku dhe intelektuali Argëzon Sulejmani i ka kushtuar një shkrim të tërë për rastin e Shasit por nga një këndveshtim shumë interesant. Në shkrimin e tij të titullur ”DEMOKRACISË I KA RËNË LIJA” për të përjavshmen Koha Javore ai vë në pah edhe rolin e Shoqatës ORA e cila ka arritur që Shasin ta bëjë çështje
”Shasi matë me shekuj dhe orë. Shekujt iu takojnë studiuesëve, kurse “Ora” është e jona. “Shoqata Ora” është flegra apo alveola e vetme ku Shasi merr pak frymë. Gjenerata entuziaste që ka marrë përsipër gjithë këtë mal me botë ia ka arritur që Shasin ta bëjë çështje. Politika shqiptare në Malin e Zi jo veç që nuk e ka zgjidhur çështjen e shqiptarëve në këtë shtet por s’ka arritur as ta ngrisë në nivel çështjeje. “Shoqata Ora” ka hapur botën shqipnore të Shasit dhe ka hapur dyertë e Shasit për botën universale. Vendasit, anipse të anashkaluar e të harruar, kanë ditur ta ruajnë si shenjtëri lokacionin e Shasit antik. Po të vihet re, fshati i Shasit është ndërtuar dhe vazhdon të ndërtohet në ultësirën ballë bedenëve të qytetit të lashtë. Mesiguri është përjashtim i rrallë i kohës së perspektivave moderniste e kapitaliste, rasti i Shasit fshat, ku banorët e zonës sakrifikojnë në emër të historisë së të parëve të tyre dhe në vend të shpatit e malit me pamje kah liqeni, themelet e reja të shtëpive të tyre i hapin ballë bedenave të qytetit të lashtë. Si të donin të tregonin që sytë e tyre ngopen veç nga ajo madhështi e suazave mitologjike. Kam përshtypjen që dhe Aya Sophia do ta kishte lakmi këtë ndjenjë të paqtë qytetarie, të lashtë sa njeriu embrional”, kështu shkruan ndër të tjerave mjeku dhe intelektuali Argëzon Sulejmani, transmeton Ulqini Online.