Ilustrim

Shkruan Arlina Sukaliqi

 

Prindër të dashur  zgjohuni, një „virus“, vrasës i heshtur po zhvillohet  tek femijët.

Prinndër  te dashur ju nuk po e vereni por një tragjedi e hehtur po zhvillohet nëpër shtëpitë tona, dhe ka të bëjë me më të vlerëshmit tanë,me pasurinë tonë me të çmuar-fëmijët  tanë.

Psikologë të shumtë dokumentojnë se nëpër mes punës së tyre si  terapist   kanë parë qindra fëmijë dhe familje  që kanë dëshmuar se kanë parë tragjedi të shumta  që ndodhin para syve t[ tyre.

Ata deshmojnë se fëmijët në kohët e sotme janë në gjendje  shkatërruese emocionale,ku propozojnë që të bisedohet sa më shumë me prindër,mësues dhe profesionistë që kjo dukuri të jetë më e ultë në numër.Ju pyesni me siguri se për çka po flasim deri me tani. Ehh janë pikërisht paisjet moderne-teknologjike që po shkaktojne dalënga alë këtë tragjedi të heshtur.

Në vitet e fundit janë publikuar të dhëna alarmante  të sëmundjeve mendore tek fëmijët,që kanë arritur përmasa shumë të mëdha.

Shenjat e para që paraqitën tek ky fenomen janë :probleme me shendetin mendor,probleme me shikim,nervozizem i pa bazë,moskoncentrim si në shkollë ashtu dhe në shtepi,rritje të depresionit për të

mos anashkalua dhe vetvrasjet e shumëta që ndodhin tek adoleshentët sidomos nëpër vendet përenedimore.Shtrohet  pyetja a keni nevojë për më shumë prova? Fatkeqsisht një pjesë të fajit e kanë prindërit sepse stilët e prindërimit që po aplikojmë ose praktikojmë po e drejtojnë trurin e fëmijës në një drejtim të gabuar dhe kështu kontribojmë për më të keqën e tyre  në jetën e përditëshme e jo për të mirën e tyre.Po  vallë çfare po gabojmë?

Femijët sot po hasen më këto pamje :prindër jo të pranishëm në çdo aktivitet e tyre,ushqyerje e ekulibruar,levizje zike,kohë boshe dhe momente merzie…A mundet dikush të imagjinojë se është  e mundur të rritet një brez i shëndetshëm në një mjedis kaq te sëmur? Sigurisht që jo.

Po të hyjmë në një anlizë më të detajuar do të shohim se rezulltatet janë shkatërruese,si dhe fëmijët tanë paguajnë për humbjen e fëmijërisë së balancuar me mirëqenien e tyre emocionale.

Sot secili nga ne prindërit  mendojmë se fëmijes tonë nuk i mungon asgjë siç thotë një fjalë popullore „ i ka ardh dita e qefit“-duke menduar se ai sot ka çdo gjë qe ai deshiron,çdo gjë që e plotëson ate si individ i një shoqërie moderne.

Nek nuk po shohim se para nesh janë pridër  të shpërqendruar nga pasisjet dixhitale,prindër tolerantë që e lejon  fëmijen „te drejtojë botën“.

Po ashtu po shohim fëmijë të rraskapitur  nga këto paisje, gjum të pamjaftushëm dhe ushqyerje të pashendetëshme.M e fjalë të tjera fëmijët tanë po bëjnë një stil jete pasiv që nënkupton stimulim pa fund,përdorim të paisjeve teknologjike si dado,plotësim të kënaqësisë në moment etj.

Prindër të dashur akoma jeni në kohë t’i ktheheni realitetit dhe të zgjoheni nga ky ankth ,nëse doni fëmijë të shendetshëm vendoseni njëherë e mirë se ju jeni prindi ,e jo shoqa ose shoku i fëmijës suaj.

Mundësojani fëmijës tuaj një jetë brenda suazave normale,ofroni një jetë të ekuilibruar mirë  duke i dhënë ate çfare ka nevojë  jo çdo gjë që deshiron. Jo-ne si përgjigje praktikoje në jetën tënde sepse të thuash Jo nuk është krim kur ai kërkon diçka që në te vertet nuk i nevojitët.

Poshte po i rendisim disa këshilla si të ndërroni stilin pasiv të jetës së fëmijes suaj;

1.jepni ushqime të shendëtshme (bio),

2.kaloni së paku 1-2 orë në natyrë më fëmijën tuaj,

3.hani një të diele një vakt familjar duke mos u shqetsuar se çfare latë pa përfunduar në zyrë ose pa shqetsimin e teknologjisë,

4.i jepni një detyrë fëmijës tuaj që ta praktikojë cdo ditë-qoftë kjo detyrë lidhur më punët e shtëpisë (rregullim shtrati,palosje e rrobave,hudhje e mbeturinave ,shtruarja e tavolinës etj.),

5.vendosni një orar fiks të gjumit,

6.largoni të gjitha paisiet teknologjike se paku gjatë vikendit

7.mësojeni të presin kënaqësinë dhe lërëni të mërzitën nga koha boshe.

Nese i praktikojmë këto këshilla të përmendura më lartë me siguri do të shihni një anë tjetër të fëmijës tuaj, ju do të kuptoni se ju nuk jeni shkaktar i merzisë së tyre,dhe nuk do të ndiheni përgjegjës për t’i argëtuar gjithë kohën ata.

Detyra juaj është të jeni të pranishëm emocionalisht për t’u lidhur me fëmijën tuaj dhe mësojeni të jetë vetemenaxhuas i vetvetës .

Prindërit ndoshta nga modernizimi i tepruar paisjet teknologjike i shfryteojnë  dhe vetë më shumë se duhet dhe kështu ata nuk shohin dëmin që po shkaktojnë tek fëmijet e tyre ku sidomos edhe tek foshnjët dhe fëmijët 3-5 vjeçarë po përdorët më masë të madhe ku prindërit ndonjëhrë për t’i hequr qafe ata i shohin këto mjete teknologjike si kurë të vetme për merzine e fëmijës por edhe si një zgjidhje që ata të kryejn obligimet  e veta pa i pengaur fëmija.

Por ne duhet të bëjme ndryshime në jetën e fëmijëve tanë përpara se ky brez i tërë i fëmijëve të jetë nën mjekim ,ndsoshta dikush mendon se nuk është vone që të ndalet ky vrasës i heshtur dhe mbytës, besojeni shpejt do te jetë…

By admini