Me rastin e përurimit të librit ”Ulqini në dokumentet malazeze (1880-1915) të autorit Hajrullah Hajdari, Dr. Nail Draga lexoi një kumtesë e cila mund të jetë mjaft interesante për shumë qytetarë të Ulqinit të cilët jetojnë edhe sot në këtë qytet.
Pjesa e cila ka të bëjë me një pjesë të familjeve ulqinake të cilët kanë jetuar në Ulqin në vitin 1882 mund të jetë mjaft interesante.
Më poshtë mund të lexoni këtë pjesë të shkrimit e marrë nga kumtesa.
Me mjaft interes janë të dhënat për numrin e vendbanimeve dhe shpëndarja e tyre hapësinore në njësinë territoriale të njohur me emrin e kapetanisë. Nga të gjitha dokumentat e botuara duhet veçuar Protokollin e haraçit të vitit 1882, që ka të bëjë me regjistrimin e familjeve dhe të pasurisë që pushteti mendonte për mbledhjen e haraçit për qytetin dhe vendbanimet përkatëse.Janë këto të dhëna me interes sepse banorët paraqiten me emër dhe mbiemër. Po ashtu duhet cekur se patronimet e familjeve në dokumenta paraqiten në formën origjinale ku shumë kush sot mund të gjejë paraardhësit e tyre.
Me këtë rast po cekim disa patronime familjare të kohës në pesë lagjet e Ulqinit (Kala, Ranë, Mëhallë të re, Meteriz, dhe Mera) të cilët janë: Alibegaj, Ahmeti, Arapi, Axhemi, Beci, Beti, Broci, Bazi, Bushati, Brajsha, Bilali, Brisku, Cakuli, Cungu, Canka, Çapuni, Çapra, Çoça, Çela, Musta, Muçoja, Mani, Duraku, Dervishaga, Dibrani, Dermani, Elezaga, Lazoja, Lazorja, Lajka, Lamoja, Lula, Lika, Lisha, Luca, Llunji, Leka, Fani, Fici, Fteja, Neli, Noga, Gorana, Guçi,Gjyli, Gjura, Selita, Sadiku, Spahija, Shurdha, Mujali, Malokraja, Mema, Mollabeqiri, Kadija, Kasmi, Kasa, Kashi, Kalavrezi, Karamanaga, Katana, Komina, Kovaçi,Kollari, Kruja, Kroma, Krymi, Milla, Molla, Misheri, Pali,Pulti, Peku, Rashketa, Resulani, Hasanaga, Hamoj, Hoti, Hoxha, Ishmi, Qurkanj, Shata, Vogli, Vuli, Tafili, Tafa, Tuzi, Truma, Tirana, Tivari, Xhuxha, Zuberi, Zenka, Zhugjeli etj.